Trajneri i elsit komenton Champions

“Për ne, për klubin tonë, është e rëndësishme të jemi në Champions League. Por, ky ka qenë një sezon i vështirë në kampionat dhe po bëjmë maksimumin për të rikuperuar pikët e humbura deri tani dhe distancën me ekipet e tjerë. Por, nuk kemi shumë kohë dhe të na mbetet të përpiqemi e të shpresojmë”, theksoi Di Mateo.
Ndaj Barcelonës u fitua ndeshja e parë 1-0, pra blutë nuk janë pa shpresa. Ndërkaq, nuk dihet cila do të jetë e ardhmja e heroit Drogba.
“Mendoj se shanset ndaj Barcelonës janë 50 me 50. Ka përfunduar vetëm pjesa e parë e përballjes dhe të dyja skuadrat kanë shanse për në finale. Rikuperimi fizik është një nga aspektet më të rëndësishëm. Na duhet ta marrim veten shpejt, por rezultati na ndihmon për të pasur besim që të arrijmë objektivat. Sa për Drogbanë, ai ka qenë shumë i rëndësishëm dhe na ka ndihmuar shumë. Ai shënoi golin dhe jemi të kënaqur, por nuk mund të flas për të ardhmen e tij. Këtë e vendos klubi”, u shpreh ai.
Di Mateo largohet, ndërsa mendja e tij është e përqëndruar vetëm tek diçka: Si të bëjë të mundur që Çelsi i tij në jetë në Champions sezonin e ardhshëm.