E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tagani: Do rinovojmë me Rubion

Rinovimi i Hulian Rubios ka qenë një temë që është prekur shpeshherë në kampin bardheblu, jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga vetë trajneri. Në këtë kontekst, administratori Salih Tagani rrëfen gjithçka për planet e klubit në lidhje me të ardhmen e trajnerit. “Hulian Rubio është pa dyshim në planet e klubit për të ardhmen. Ne jemi koshientë për punën që ka bërë ai, ndaj do të donim që ai të qëndronte. Kemi biseduar shpeshherë më të në këtë drejtim, ndonëse ende nuk ka pasur ofertë konkrete. Por, edhe kjo nuk do të vonojë, pasi brenda pak ditësh do takohemi për të folur më gjerë dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin”, tha fillimisht Tagani. Gjithkush do ta donte qëndrimin e tij, mirëpo kjo varet nga realizmi i objektivave të këtij sezoni, financa dhe organika, pra merkatoja. “Ne kemi vendosur objektiva këtë sezon, që është fitimi i dy titujve. Më parë është kupa, por edhe titulli s’është i pamundur. Kanë mbetur edhe 15 pikë në lojë, ndaj gjithçka mund të ndodhë. Ne duhet të bëjmë detyrën, duke shpresuar te hapat falsë të rivalëve. Rubio ka besimin tonë absolut dhe do vazhdojë ta ketë gjithnjë. Shpresoj veçse që të gjejmë rrugën e përbashkët edhe në aspektin financiar, pra që ajo që ne do t’i ofrojmë t’i shkojë për shtat. Për një gjë të jetë i sigurt, që do të ketë pavarësi totale, do të jetë ai i pari në aspektin teknik dhe ndërtimin e ekipit”, – tha administratori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›