Pronat - Madhi: “Krijimi i një partie nuk e zgjidh çështjen”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Menjëherë pas deklaratave të krerëve të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro dhe Rushit Vorpsi, se kjo shoqatë tashmë do të shndërrohet në parti politike dhe se pronarët do të tentojnë të përfaqësohen në Parlament për të zgjidhur çështjen e pronave, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Republikane. Republikanët me anë të kryetarit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arjan Madhi, janë shprehur se krijimi i një partie të tillë nuk e zgjidh çështjen e pronave në Shqipëri. Sipas tij, një parti politike e krijuar në këtë plan do të thotë që gjithsesi të krijojë edhe një lloj rivaliteti dhe konkurrence, çfarë besoj se nuk do të mund t i shërbente maksimalisht çështjes së zgjidhjes përfundimtare të pronave. Përfaqësuesit politikë të shtresës së ish-pronarëve në Parlamentin shqiptar kanë deklaruar se shqiptarët jo një, por edhe pesë parti politike të krijohen për të mbështetur çështjen e pronave, do ta kishin të vështirë që ta realizonin një gjë të tillë.
Shoqata e ish-pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, është shprehur se tashmë do të dalë e vetme në zgjedhje duke krijuar një parti të tyre, si e shikoni ju si PR këtë lëvizje?
Së pari, ne jemi një vend i lirë, me njerëz të lirë dhe iniciativa po të lira. Së dyti, është ajo që dua ta shoh lëvizjen dhe suksesin e saj, është vetë shoqata që ka një nismë të sajën. Partia Republikane është dhe do të mbetet në shtratin e saj, e vendosur për të mbështetur dhe gjetur zgjidhjen e plotë të çështjes së pronave. Dhe se do të kishte kosto nga ky riorganizim i shoqatës në një parti politike do të kishte kosto qëllimi i pronarëve? Kjo është çështje e tyre. Sido që të jetë, pozitivisht apo negativisht të ndikojë në zgjedhje, do të vazhdojmë me konsekuencë punën tonë.
Sa e cenon elektoratin dalja e një partie tjetër, dhe a e cenon konkretisht Partinë Republikane?
Nuk mendojë se cenon PR-në. Ne vlerësohemi nga elektorati për veprimtarinë që ka pasur në gjithë këto vite, për besushmërinë që ka lidhur me angazhimin e saj. Së treti, desha të thoja që një parti politike e krijuar në këtë plan do të thotë që gjithsesi të krijojë edhe një lloj rivaliteti dhe konkurrence, çfarë besoj se nuk do të mund t i shërbente maksimalisht çështjes së zgjidhjes përfundimtare të pronave. Ndërsa përkundrazi sipas opinionit tim, si shoqatë do të ishte më e mundur të lobonte me të gjithë faktorin politik, pra ra dakord me ta. Shqiptarët jo një, por edhe pesë parti politike të krijohen për të mbështetur çështjen e pronave, do ta kishin të vështirë që ta realizonin një gjë të tillë. Ndërsa një bashkim i qëllimeve dhe ideve të përbashkëta me faktorin plitik, mendoj se do të sillte një proces të suksesshëm.
Ish-pronarët janë shprehur shumë të pakënaqur nga procesi i kthimit dhe kompensimit të pronës. Si e gjykon PR-ja një gjë të tillë?
Pakënaqësia e tyre në fakt nuk është formuluar në drejtim të kuadrit legjislativ, pasi ata nuk kanë dalë me alternativë të tyre sesi e gjykojnë ata këtë kuadër, nëse ata kanë një pakënaqësi lidhur me zbatimin e ligjit. Dhe unë besoj se ne kemi plotësuar gjithsesi, një kuadër ligjor që është i kënaqshëm, por jo përfundimtar. Mbi këtë fakt po punohet dhe po analizohen të gjitha çështjet. Jo më larg se ditën e mërkurë duhet të jeni informuar dhe me lëvizjet që kanë ndodhur në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, çka do të thotë që qeveria në vazhdimësi, në radhë të parë, pranon që ka defekte në punë, pasi ajo operon edhe me lëvizjet. Duhet pranuar që duke qenë një proces i vështirë, sigurisht që nuk mund të gjenden njerëzit e suksesshëm që mund ta menaxhojnë. Lëvizja e tyre tregon në radhë të parë që është në vëmendjen e qeverisë dhe, në radhë të dytë, është një proces shumë i vështirë që kërkon personalitete drejtuese që ta drejtojnë me shumë kompetencë.
Toro: “Ka ardhur koha që pronarët të hyjnë në Parlament”
“Ne si ish-pronarë kemi pasur politikisht mbështetje përpara zgjedhjeve të 2005-ës, pas këtyre zgjedhjeve kjo mbështetje në Parlament dhe qeveri mungoi dhe nuk është më. Që në themelimin e shoqatës sonë ne u vendosëm në një pozicion apolitik, dhe anëtarët e shoqatës sonë janë ata që shprehin vullnet të njëjtë për mbrojtjen e interesave të pronësisë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Deri më sot ka qenë ky vullnet. Por sot kemi një mendim dhe diskutim në kryesinë e shoqatës, ku ka ardhur koha që ne duhet të kemi një përfaqësim politik. Pra ka ardhur koha që ne të kemi edhe një parti politike”.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009