Parlamenti diskutime për komisionin “ad hoc” dhe letërnjoftimet
Autori i Lajmit: red.
Ndonëse dy forcat më të mëdha politike janë shprehur pro ngritjes së një komisioni “ad hoc”, për mbikëqyrjen e procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime, mazhoranca dhe opozita kanë vijuar sërish me debate mbi këtë çështje, kësaj here në Parlament. Në emër të Grupit Kuvendor të Socialistëve, deputeti Blendi Klosi ritheksoi shqetësimin që ka selia rozë, që brenda datës 28 qershor, që është dhe afati i fundit për pajisjen e të gjithë shtetasve me karta identiteti. Për këtë arsye socialistët propozuan punësimin e një kompanie konsulente. “Të ngrihet një komision parlamentar për mbikëqyrjen e këtij procesi. Qeveria të kontaktojë me një kompani konsulente jashtëqeveritare, që të mbrojë interesat e qytetarëve. Duhet t u shpjegojmë qytetarëve se në këto ditë të mbetura nga dita e zgjedhjeve, 28 qershor 2009, nuk mund kryhen teorikisht më shumë së 800 mijë aplikime, nga 3.2 milionë zgjedhës që ka regjistri kombëtar. Procesi i hartimit të regjistrit kombëtar, dhe pajisjes me kartat e identitetit dëshmon se qeveriset nga një qeveri e paaftë dhe shumë e korruptuar. Ky proces do të jetë një premtim i pambajtur dhe shumë larg historisë së suksesit të Berishës. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ligj të veçantë për mbrojtjen e të dhënave personale të shtetasve duke krijuar me ligj dhe institucionin përkatës, por sot kur shtetasit kanë filluar aplikimet me të dhënat e tyre biometrike, nga qeveria nuk kemi të ngritur inspektoratin përkatës që do t i mbrojë këto të dhëna, kaq shumë të rëndësishme të shtetasve. Dublimet po bllokojnë kudo procesin e aplikimit. Vetëm në ditët e para të fillimit të procesit, çdo ditë në zyrat të gjendjes civile në Tiranë janë penguar të aplikojnë më shumë se 20-25 familje, pasi rezultojnë të dubluara. Shteti ua ka lënë barrën vetë qytetarëve që të zgjidhin problemin e "largimit" nga njëra nga zyrat, duke shtuar konfuzionin”, - nënvizoi deputeti i PS-së Klosi. Në këtë frymë zv.kryeministri Pollo pohoi vullnetin e mazhorancës për ngritjen e këtij komisoni të kërkuar nga opozita, por i kujtoi asaj se gjatë 8 vjetëve të qeverisjes nuk mbajti premtimin për realizimin e këtij projekti, për mungesë vullneti apo për paaftësi, siç u shpreh ai. “Ngritja e komisionit “ad hoc”, ne e kemi miratuar çdo masë që përfshin opozitën. Ne do ta marrim në konsideratë. Por deputetët socialistë duhet të japin sqarime se çfarë bënë për 8 vjet me kartat. Duhet të japin sqarime për këtë gjë. Ju si bëtë as kartat e as certifikatat, mënyra sesi keni folur për këtë proces është e gabuar, pasi ka njerëz që ende votojnë për ju”, - u shpreh zv.kryeministri Genc Pollo. Komisioni i posaçëm i propozuar nga opozita, pritet të jetë bipartizan, siç u shpreh në fillim të javës kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Patozi, duke iu referuar rregullores së Parlamentit. Zëvendëskryeministri njoftoi se në fillim të shkurtit, Ministria e Brendshme do të ketë përfunduar pastrimin e regjistrave të shtetasve nga dublikatet. Ai tha gjithashtu se në Tiranë janë shumëfishuar pikat e aplikimit për karta identiteti, ndërsa është çështje ditësh shtrirja e procesit në të gjithë vendin. "Nuk janë 200 mijë sa tha deputeti parafolës socialist, por janë 50 mijë, 45 mijë prej tyre janë në njësi në bashki e komuna të ndryshme, dhe 5 mijë janë brenda së njëjtës komunë apo bashki dhe brenda dhjetë ditëve, besoj, Ministria e Brendshme do të njoftojë për eliminimin e duplikatëve. Dhe mbi këtë bazë do të dalin lista zgjedhore të sakta. Shtrirja jashtë Tiranës do të fillojë shumë shpejt. Njoftoj që kryesorja nuk janë komunat dhe qytetet e vogla, sfida më e madhe për koncesionarin, dhe për zyrat e gjendjes civile, Ministrinë e Brendshme dhe bashkitë përkatëse, janë qytetet e mëdha. Është Tirana ku kanë filluar të shumëfishohen edhe postet e aplikimit, dhe së shpejti do të vijohet me Durrësin, me Vlorën, Shkodrën, Elbasanin dhe Korçën", - bëri të ditur zëvendëskryeministri Genc Pollo.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009