Dade: “Procesi parazgjedhor nuk është një pengesë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Shqipëria së shpejti pritet të aplikojë për vend kandidat për t u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Politika shqiptare është e një mendjeje se një gjë e tillë duhet bërë. Por ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, shton gjithashtu se për një hap të tillë duhet gjetur momenti i duhur. Ajo deklaron për Ballkan se ka qenë opozita ajo që e ka nxitur më shumë këtë proces pavarësisht zërave të ndryshme brenda BE-së, por para se të hidhet ky hap duhet të diskutohet me presidencën çeke, e cila është kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian. Sipas sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, do të ishte në të mirë të vendit që kjo kërkesë të bëhet, edhe pse ndërkombëtarët kanë këmbëngulur për të parë përfundimin e zgjedhjeve të cilat konsiderohen si një test për vendin tonë, veçanërisht në proceset e tij integruese.
Dade
“Pavarësisht zërave brenda Bashkimit Evropian, edhe në nivel të përsonaliteteve më të larta, që Shqipëria nuk është ende gati, ne kemi inkurajuar mazhorancën dhe Kryeministrin që ta ndërmarrin këtë hap pavarësisht vërejtjeve që kemi ne lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri”, - tha dje Dade. Duke ruajtur të njëjtën linjë me kreun e PS-së, Edi Rama, ish-ministrja e Jashtme tha se Kryeministri i Shqipërisë duhet të ndërmarrë së shpejti këtë hap. Ajo u shpreh se do të ishte në të mirë të vendit që kjo kërkesë të bëhet. Por gjithsesi, shtoi ish-ministrja e Jashtme, duhet gjetur momenti më i përshtatshëm, pasi të bëhen konsultimet edhe me presidencën çeke të BE, por dhe me gjithë aktorët kryesorë që kanë qenë të interesuar për proceset integruese. Dade shtoi më tej se procesi parazgjedhor nuk është një pengesë në këtë proces. “Sigurisht që kemi momentin e zgjedhjeve dhe, pa dyshim që do të jetë një gur prove i demokracisë në Shqipëri, por ka pasur dhe një sërë çëshjesh të tjera. Gjithsesi, gjykohet se është një proces në të mirë të vendit, madje, do të jetë një mundësi më shumë që cilado mazhorancë, që të qeverisë vendin, të vëzhgohet dhe më rreptësisht në përmbushjen e standardeve”, - tha Dade. Edhe Tritan Shehu pohon se ka ardhur koha për një hap të tillë, sepse Qeveria ka rikonfirmuar gjithë këtë periudhë arritjet e saj dhe marrëdhëniet e mira me BE-në. “Pra në tërësi kjo rezolutë është një rikonfirmim vullneti dhe për këtë arsye unë nuk shoh elemente kohore që mund të jenë pengesë. Së dyti, jemi në momentin që mbyllëm ratifikimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit nga parlamentet partnere. Ngelet vetëm procedura formale e përmbylljes së saj në Bruksel që është çështje thjesht kohe dhe formaliteti. Pra, përballë me gjithë këta elementë mua më duket një periudhë e përshtatshme për të rikonfirmuar vullnetin tonë”, - tha ai, edhe pse shtoi se ka ende rrugë për të bërë. Ndërkohë që pak kohë më parë zëvendësambasadori çek në vendin tonë, Adam Pinos, ka pohuar se Çekia, si drejtuese e radhës e Presidencës së Bashkimit Evropian, duke filluar nga janari i vitit 2009, mirëpret aplikimin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ndërsa kreu i Qeverisë, Sali Berisha, në 18-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, deklaroi se në janar të vitit 2009 do të aplikohet për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Aplikimi për në BE
Parlamenti miraton të hënën rezolutën
Parlamenti shqiptar do të miratojë të hënën një rezolutë që nxit Qeverinë shqiptare për të aplikuar për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme u mblodh paraditen e djeshme para fillimit të seancës plenare për të shqyrtuar këtë dokument. Anëtarët e komisionit ranë dakord që të vijojnë diskutimin e p/rezolutës në një mbledhje tjetër, për t ia paraqitur më pas Kuvendit. Deputeti demokrat Preç Zogaj shpjegon se në thelb kjo rezolutë nxit Qeverinë shqiptare që të aplikojë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Është një etapë në rrugën e gjatë të integrimit, është një akt që duhet bërë. Vetë opozita është shprehur në favor të kësaj nisme në kohe dhe ka ardhur tamam çasti që Kuvendi solemnisht të nxisë Qeverinë që të japë dhe një mesazh për partnerët tanë evropianë për këtë dëshirë”, - u shpreh Zogaj. Projektrezoluta nxit Qeverinë shqiptare që të paraqesë në fund të këtij muaji kërkesën për aplikimin për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së. “Mirëpresim nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, si dhe institucione të tjera të BE-së të marrin në konsideratë konsensusin dhe vendosmërinë që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian”, - thuhet në projektrezolutë. “Deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues të zgjedhur dhe të mandatuar të popullit shqiptar, të nisur nga vendosmëria për të përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë për t u integruar në BE, kanë bindjen dhe besimin se komunitetet evropiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”,- thuhet në këtë dokument. Pas përfundimit të ratifikimit të MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së nga të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate, Shqipërisë i hapet rruga të aplikojë për statusin e vendit kandidat.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009