Kemi studentë që nuk zgjidhin dot një ekuacion elementar
Autori i Lajmit: red.
Eshtë fakultet i vështirë, por bën edhe tolerancën e tij. Seleksionon por edhe lejon të kalojnë sitën, studentë me dobësi që nesër do të jenë mësuesit e matematikës dhe të fizikës. Por bëhet fjalë për një tolerancë të detyruar e jo të vullnetshme….Dikush nga drejtoret e shkollave të mesme propozoi që të vihet një kufi note për të hyrë në gjimnaz, së paku mbi 7. Dikush tjetër u shpreh për filtër të dyfishtë: një filtër në pranimin në fakultete dhe tjetrin në seleksionimin e fortë në dy vitet e para. Fakulteti i Shkencave të Natyrës përdor vetëm këtë filtrin e fundit, pasi dy të tjerët nuk i ka në dorë. Por sita ose kullesa nuk është ideale. Të njëjtin argument si drejtoresha Berta Sadiku e gjimnazit “Cabej” “se po të mos i pranonim nxënësit shumë të dobët, ky gjimnaz do të mbyllej”, përdor pedagogu i fizikës as. prof. Polikron Dhoqina, kur thotë: “Po te mos pranonim studentë të dobët, ky fakultet duhej të mbyllej. Por ne kemi menduar që më mirë të nxjerrim mësues qoftë edhe të dobët, sesa të mos nxjerrim fare”.
Të detyruar për t u përshtatur
Pedagogët e Shkencave të Natyrës tashmë janë mësuar me faktin, se duhet të mbajnë leksione përpara një auditori i cili në pjesën më të madhe të tij nuk i kupton. Pas gati 15-20 vitesh, u duhet të pranojnë se nuk ka rrugë tjetër, veçse të ushtrosh detyrën e pedagogut duke bërë të pamundurën për të rikuperuar nivelin shumë të dobët të ish-maturantëve që vijnë për të ndjekur degët tradicionale matematikë, fizikë. I pyetur nëse kjo gjendje i ka demoralizuar, pedagogu i fizikës, as. prof. Polikron Dhoqina thotë: “E kemi mbledhur mendjen që do të punojmë me çdo kontigjent studentësh, përndryshe do ta kishim lënë këtë punë.”
Për pedagogun e Shkencave të Natyrës e gjithë kjo situatë nuk është kaq specifike për Shqipërinë, pasi rënia e cilësisë së mësimdhënies në shkencat ekzakte po ndihet si problem i arsimimit në shkallë botërore. Arsyeja sipas tij është se brezat e rinj po ushqehen nga një filozofi e të jetuarit me më pak kokëçarje. “Nuk duan ta vrasin shumë mendjen se një jetë kanë, ndërsa kjo shkollë nuk bëhet pa mundim.” Pse, kaq shumë ua ka nxirë jetën studentëve ky fakultet?”, e pyesim . Dhe ai përgjigjet: “Në bazë të kapacitetit të tyre, është një torturë kjo shkollë. Ka nga ata që nuk dinë të zgjidhin një ekuacion elementar, nuk ka mundësi të kuptojnë se ç bëhet në këtë shkollë”. –“Po si merreni vesh ju me këtë nivel auditori, me vete flisni?”. Dhe Profesori i mirësjellshëm i fizikës përsëri na përgjigjet: “Unë pyes veten time se si merren vesh këta me njëri-tjetrin…” Ai pohon thënien e shefes së departamentit, se “krasitja” në këtë fakultet është parë si zgjidhje deri tani, ku nga 120-150 që rregjistrohen në vitin e parë, nga këta vetëm 30-40 arrijnë të diplomohen në përfundim të studimeve. Shumë mbesin e shumë të tjerë largohen vetë sepse nuk e gjejnë veten aty dhe e shohin se janë tepër larg kërkesave të shkollës. Deri para disa vitesh, shteti shpërblente me bursë ata që zgjidhnin për të studiuar në degët pa kërkesa si matematika dhe fizika, por kjo politikë u pa se nuk kishte efikasitet. Madje, siç tregon pedagogu, kishte nga ata që hynin në vitin e parë vetëm për të marrë bursën e përmuajshme, ndërsa vitin tjetër “kërcisnin” në një fakultet tjetër. Kështu i siguronin vetes pa sforcim për të studiuar, një vit “pension” nga shteti.
“Studentët tanë të mirë kanë një të ardhme”
Pedagogu Polikron Dhoqina thotë se ndër ata pak studentë të mirë që kanë zgjedhur këtë degë, nuk ka asnjë lloj zhgënjimi dhe nuk ka pendesë për këtë zgjedhje. “Ata janë studentë të talentuar dhe do të kenë shansin të punojnë si specialistë fizike në institucione, e dinë se çfarë të ardhmeje i kanë siguruar vetes. Por nëse do të trajtohet më mirë me pagë edhe mësuesi i fizikës, atëherë kjo degë do të bëhej shumë e preferuar, pasi për këtë profesion ka nevojë, ka kërkesa të mëdha sidomos për mësues të përgatitur”.
Nëndrejtoresha e gjimnazit “Cabej”
“Mjerë nxënësit me këta mësues matematike, që diplomohen sot”
Nëndrejtoresha e gjimnazit “Çabej”, Berta Sadiku, shpreh ditë më parë për “Ballkan” shqetësimin e saj për cilësinë e diplomave që merren sot. “Ne jemi të shqetësuar se në Fakultetet e Shkencave të Natyrës, në degët matematikë, fizikë dhe kimi nuk ka aplikime, dhe atje shkojnë pikërisht nxënësit më të dobët, që nuk fitojnë në asnjë degë tjetër”. Edhe nëndrejtori i shkollës pohon këtë fakt paradoksal me një shembull konkret: “Një nxënës i yni, mbetës, që e kaluam se nuk mund ta mbanim pafundësisht në shkollë, dhe që ju them me siguri, se nuk di as tabelën e shumëzimit, është student fizike”. Përmes shembujve, drejtuesit e shkollës tregojnë se e ardhmja e shkollës shqiptare është në rrezik dhe “Mjerë ata nxënës, që do të bëjnë mësim me këta mësues matematike e kimie, që po diplomohen këto vite!”.
Ky handikap i madh në arsim kërkon të vihet në veprim një mekanizëm efektiv nga shteti. Ky mund të ishte vlerësimi shumë më i mirë financiar i mësuesve të Shkencave Natyrore, në krahasim me lëndët e tjera, në mënyrë që studentët që kanë aftësi në këto fusha, të mos shkonin të gjithë për inxhinieri, ekonomi, informatikë etj. “Nëse duan të thithim trurin e shkencës në shkolla (sepse këtu do të formohet inteligjenca e ardhme e vendit), duhet që mësuesi i matematikës, fizikës, kimisë të vlerësohet me pagë të krahasueshme me pagën që marrin specialistët e fushave të ekonomisë e të teknologjisë, sepse edhe lodhja e këtyre mësuesve është shumë më e madhe”, shprehen dy nëndrejtorët e gjimnazit “Cabej”
Jovan Kristiqi, drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”
Ka mësues që nuk zgjidhin dot ushtrimet
Ka mësues matematike që nuk zgjidhin dot vetë ushtrimet dhe në provimet për marrjen e kategorisë ose i nuk paraqiten fare, ose kanë mbetur ose kanë dalë dobët (mjaftueshëm sikurse janë cilësuar). Drejtori i “Sami Frashërit” e shikon këtë fenomen në arsimin e mesëm si pasojë të krizës në arsimin e lartë. “Arsimi i lartë ka nevojë për një reformë dhe personalisht jam për një lloj site në të dyja sistemet- edhe në shkollën e mesme, edhe në shkollën e lartë, sepse kështu si po vazhdon, po degjenerohet. Sidomos, problem i madh janë degët e shkencave natyrore që po nxjerrin mësues shumë të dobët.” Sipas drejtorit të gjimnazit “Sami Frashëri”, Jovan Kristiqi, mbështetja financiare që jepte shteti për ata që shkonin për matematikë apo fizikë, jo vetëm që nuk e zgjidhi problemin, por e përkeqësoi atë. Bursa që jepte shteti për të ndjekur studimet në këto degë të papreferuara bëri që aty të shkonin jo vetëm nxënës të varfër, por mbi të gjitha, më të dobëtit. “Investimi duhet bërë për të thithur studentin cilësor jo studentin pa nivel. Ka kohë që nxënësi i mirë nuk i zgjedh më degët e mësuesisë,- thotë drejtori i gjimnazit, edhe vetë mësues matematike. -Studentët e mirë për shkenca ekzakte ndjekin ato degë, që ofrojnë punë shumë më të paguara sesa mësues”, konstaton ai, duke rihapur kështu edhe njëherë debatin e trajtimeve të diferencuara financiare të mësuesve sipas lëndëve. Gjithashtu, për të penguar prurjet jocilësore në fakultete, ai thotë se sidomos universiteti shtetëror duhet të vërë në funksion sitën e hekurt në dy vitet e para, që tani për tani po përdoret sipas vullnetit të pedagogëve të veçantë.
Drejtori e gjimnazit “Sami Frashëri”, Jovan Kristiqi, ka hedhur idenë që diploma të mos jetë më e mjaftueshme për të ushtruar një profesion, por për këtë duhet të fitohet edhe një licencë. “Në Amerikë licenca është një provim i tmerrshëm. Ky provim duhet të vihet sa më parë edhe tek ne dhe në këtë mënyrë, kush nuk e merr dot provimin e licencimit, nuk ka të drejtë ta ushtrojë profesionin. Në këtë mënyrë, të gjitha diplomat vihen përpara një gare të madhe të përbashkët, të barabartë dhe ato që janë të dobëta, do të bien vetvetiu”. Pra, edhe pse shteti lejon lulëzimin e universiteteve të shumta, ai i klasifikon ato veç të tjerash, edhe mbi performancën që arrijnë në provimin e licencimit studentët e diplomuar nga rektoratet e tyre”. Drejtori Kristiqi thotë se nëse do të vendosej kjo barrierë, vetë i paafti nuk do të kishte më interes të merrte një diplomë formale në cilindo universitet, sepse nuk do të donte të bënte një investim të djegur dhe të çonte dëm disa vite.
Drejtoria e “Skënder Caçit”: Këto nivele nuk janë parë kurrë
Edhe drejtueset e shkollës “9-vjeçare “Skënder Caçi” kanë pohuar këtë disnivel të madh të mësuesve me përvojë dhe mësuesve të rinj që janë diplomuar vitet e fundit për matematikë dhe fizikë. Drejtoresha Teuta Agaçi tha se këto nivele nuk janë parë kurrë në shkollat tona dhe nuk kanë të krahasuar me standardin e mësuesve të diplomuar edhe në institutet pedagogjike. Nëndrejtoreshat e shkollës pohojnë gjithashtu se përgatitja shkencore e mësuesve të shkencave të natyrës është përtokë dhe se për këtë arsye, duhet rishikuar vlefshmëria e diplomave.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009