Bajden, Klinton, Hollbruk, figurat kyçe të administratës “Obama”
Edhe pse administrata e re e SHBA-ve me në krye Barak Obamën do të përqendrohet në politikën e brendshme të vendit, mbetet ende mister cila do të jetë mbështetja për Ballkanin dhe në veçanti për Kosovën. Në një intervistë për mediat kosovare, ish-diplomati amerikan, Xheims Hoper, ka vlerësuar se mbështetësi kryesor i çështjes së Kosovës është nënpresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në hartimin e politikës së jashtme amerikane. Hoper ka sqaruar se në raport me politikën amerikane në Kosovë dhe Ballkan, ai nuk sheh asnjë ndryshim thelbësor. “Lidhur me Kosovën dhe rajonin, mendoj se është e rëndësishme të mbahet mend fillimisht se përqendrimi i presidentit të zgjedhur do të jetë më shumë në politikat e brendshme, posaçërisht në rrafshin ekonomik dhe më pak në politikën e jashtme. “Tri figurat kyçe janë: nënpresidenti i Xho Bajden, i cili mbështet fuqishëm Kosovën dhe nuk mendohet të hapë ndonjë çështje të mbyllur; Bill Klinton, si një forcë e fuqishme në kuadër të Partisë Demokratike; si dhe Riçard Hollbruk, i cili mund të emërohet sekretar Shteti”, - është shprehur diplomati amerikan, Hoper.
14 Nentor 2008