Zbulohen detajet e fshehta të marrëveshjes Serbi – OKB
Edhe pse Kosova është e pavarur, Beogradi kontrollon enklavat serbe. Bashkimi Europian, afat Prishtinës deri të premten për pranimin e EULEX-it
Blerina Olldashi
Detajet dhe anët e errëta të marrëveshjes së fshehtë mes Beogradit dhe Kombeve të Bashkuara janë bërë dje të ditura nga gazeta “Blic”. Sipas kësaj marrëveshjeje, policia në mjediset serbe mbetet në zinxhirin aktual komandues dhe do të mbikëqyret nga Policia Ndërkombëtare. Emërimin e oficerëve serbë e inicion shefi i UNMIK-ut. Përsa i përket doganës, në të do të kthehen doganierët ndërkombëtarë në pikat kufitare në veriun e vendit dhe do të zbatohen procedurat në përputhje me Rezolutën 1244, përfshirë edhe protokollin midis Serbisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga doganat u shkojnë autoriteteve lokale dhe një pjesë e vogël pushtetit qendror. Në lidhje me gjykatat, gazeta ka sqaruar se në veriun e Mitrovicës ato do të funksionojnë nën kontrollin e UNMIK-ut. Gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtim me Rezolutën 1244. Kufijtë do të vazhdojnë të mbrohen në bazë të mandatit ekzistues të sigurisë nga NAT0-ja në pajtim me Rezolutën 1244. Ndërkaq, përsa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare serbe, duhet vazhduar dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë në dialog edhe Kishën serbe. Gazeta serbe po ashtu shkruan se e ashtuquajtura Ministri serbe për Kosovën tashmë ka iniciuar themelimin e një kompanie të veçantë, e cila do të furnizojë me energji elektrike enklavat serbe në Kosovë, ka pohuar kryetari i së ashtuquajturës “Qendër koordinuese”, Zvonimir Steviç. “Kemi iniciuar ndryshimin e marrëveshjes teknike të Serbisë dhe UNMIK-ut që të krijohet një kornizë për formimin e një ndërmarrjeje të veçantë për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të zonave të banuara me shumicë serbe, por edhe të mjediseve joshqiptare në Kosovë”, - ka thënë Steviç. Ndërkohë, shtypi gjerman dhe veçanërisht gazeta e këtij vendi, “Frankfurter Rundshchau”, ka bërë të ditur se Bashkimi Europian u ka vendosur autoriteteve kosovare një afat që deri të premten të japin pëlqimin për vendosjen e EULEX-it. Ndërsa, gazeta “Die Welt” ka njoftuar se përkundër pengesave që janë shfaqur ditët e fundit, Bashkimi Europian vazhdon të ruajë të njëjtën linjë për Kosovën. Tashmë 600 zyrtarë europianë kanë mbërritur në Kosovë dhe sipas planit, çdo javë do të mbërrijnë nga 80 zyrtarë të tjerë. Sipas burimeve të EULEX-it, deri në dhjetor në Kosovë do të numërohen të kenë mbërritur 1400 pjesëtarë të misionit europian, që konsiderohet më i madhi në historinë Bashkimit Europian.
14 Nentor 2008