Bashkëpunimi ekonomik SHBA-Rusi gjatë Luftës së Ftohtë
Dokumentet sekrete flasin për raportet ekonomike mes superfuqive. Si përdoreshin mekanizmat ekonomike gjatë vitit 1977
Perëndimi, për një kohë të gjatë ka vepruar me shumë standarde dhe skema në lidhje me bllokun lindor. Raportet ekonomike ishin shumë herë më aktive sesa ato politike, për shkak të interesave dhe nevojave të tregjeve. Një panoramë e tillë dhe mekanizmat se si lëviznin gjërat gjatë viteve 1970 tregohen në një dokument sekret të përgatitur nga ekspertët amerikanë, që flet për raportet ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit. Në materialin që është deklasifikuar në muajin qershor të këtij viti tregohen në mënyrë të detajuar edhe interesat ekonomike amerikane me Bashkimin Sovjetik dhe se si vepronin mekanizmat dhe politikat ekonomike në këtë drejtim. Më poshtë shpjegohen të gjitha rastet dhe skemat e funksionimit të marrëdhënieve ekonomike dhe mënyra se si realizoheshin qëllimet joekonomike:
Mekanizmi ekonomik perëndimor
Cilat mund të jenë instrumentet kryesore të mekanizmit ekonomik?
Instrumentet e përgjithshme të mekanizimit ekonomik janë ato përfitime dhe mallra ekonomike që kërkon Lindja, dhe Perëndimi mund t’i sigurojë ose t’i ndalojë; teknologjia dhe mallrat industriale të përparuara, drithërat, kreditë dhe aksesi për eksportuesit lindorë në tregjet perëndimore. Ligjet e brendshme kufizojnë marrëveshjet dhe ujditë ndërkombëtare, duke i lënë dorë të lirë autoritetit të qeverive perëndimore për t’u zgjeruar ose ndaluar këto përfitime. Veç kësaj, fuqia e vendimmarrjes në shumicën e këtyre hapësirave shtrihet më tepër në sektorin privat, sesa në atë shtetëror, ndonëse vendimet e sektorit privat mund të ndikohen nga politikat dhe prirjet e sektorit publik.
Raportet ekonomike SHBA-Rusi
Në çfarë dhe në cilat rrethana ato mund të jenë më efektive dhe cilat interesa joekonomike janë të përshtatshme dhe të prekshme tek të tilla mekanizma ekonomikë?
Treguesi mbi efikasitetin e përpjekjeve të kaluara në përdorimin e mekanizimit ekonomik është kryesisht jo bindës. Efektet e parashikuara joekonomike të vendimeve ekonomike të politizuara shpesh nuk kanë qenë përcaktuar qartësisht. Në ato raste ku kushtet joekonomike kanë qenë përcaktuar qartësisht, faktorët e tjerë gjithashtu kishin një efekt në realizimin e objektivave të çështjeve joekonomike. Rasti më i pastër i përpjekjes për vendosjen e mekanizimit janë SHBA-të, që kushtëzuan marrëveshjet e tarifave të shteteve më të favorizuara dhe përkrahën qeveri përmes kredive apo politikave më të lira të emigracionit me Lindjen. Shtimi i emigrimit të hebrenjve në Bashkimin Sovjetik gjatë vitit 1973 duket të ketë qenë pjesërisht i suksesshëm për synimet diplomatike amerikane përgjatë kësaj periudhe. Rënia e mëvonshme e emigrimit duket të ketë qenë kryesisht rezultat i refuzimit rus, që duket të jetë thyer nga presioni i bërë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat bënë një lidhje mes tregtisë dhe emigrimit në çështjet ligjore në janar të vitit 1975. Një embargo për ngarkesat e drithërave ndaj Bashkimit Sovjetik, e cili ishte e nxitur kryesisht për shkaqe ekonomike, ishte për një periudhë afatshkurtër, sepse një gjë të tillë e kundërshtoi fuqishëm komuniteti i fermerëve amerikanë. Një ligj i vitit 1968 refuzoi kreditë e Ex-Im në vendet tregtare me Vietnamin e Veriut, gjë që nuk ishte pasuar në ndonjë vend tjetër komunist. Ky rast tregoi se diplomacia e butë është më tepër efektive sesa përplasja publike; se përzgjedhja e një mekanizimi ekonomik konsiderohet jetësor tek një segment influencues i popullsisë amerikane që nuk ka gjasa për suksese dhe se mekanizmat e levave ekonomike ka gjasa të jetë më efektiv nëse janë prioritare objektivat joekonomike.
Interesat amerikane
Si dhe mbi çfarë marrëveshjesh mund të bëhen më efektive mekanizmat amerikanë në mungesë të afrimit të përbashkët në radhët e demokracive të mëdha që janë të industrializuara? Çfarë kostoje kanë për ekonominë tonë dhe interesat tona të tjera?
Aleatët tanë e kanë bërë të qartë se ata nuk dëshirojnë të marrin pjesë në një rrugë të përbashkët; të përdorin tregtinë mes Lindjes dhe Perëndimit për qëllime politike në çështjet jostrategjike. Levat e mekanizmave pozitivë, edhe brenda hapësirës së mekanizmave negativë, rrezikojnë refuzimin në mënyrë unike të artikujve të përdorshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të jenë opsione të arsyeshme të SHBA-ve në mungesë të një orientimi shumëpalësh perëndimor. Ky opsion mund të jetë më pak efektiv sesa rreziku i refuzimit në shkallë të gjerë i mallrave dhe teknologjive perëndimore, ndonëse Bashkimi Sovjetik është i varur nga Shtetet e Bashkuara në disa prej këtyre sektorëve; si burimet për furnizimin me drithëra në vitet kur të korrat janë të dobëta në Bashkimin Sovjetik; po ashtu, Rusia e pranon Amerikën si shtet udhëheqës në shumë teknologji. Megjithatë, ekzistenca e legjislacionit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare detyrojnë përdorimin e këtij mekanizimi negativ.
Afrimi më frytdhënës për mekanizmin e njëanshëm amerikan ndoshta mund të jetë heqja e diskriminimit të pafavorshëm që ekziston dhe lejimi i transaksioneve të refuzuara më parë. Interesat e ekonomisë tonë mund sakrifikohen në mënyrë të pabarabartë nëse ne bëjmë përpjekje në forma të tjera të mekanizmave në mënyrë të njëanshme.
Mekanizimi pozitiv në krijimin e një diskriminimi të favorshëm mund të ekspozojë fillimisht Shtetet e Bashkuara me presionin nga të tjerët për favore të krahasueshme. Duke refuzuar në mënyrë unike produktet e përdorshme në Shtetet e Bashkuara, mund të ndikojmë në mënyrë precize në ato hapësira ku Shtetet e Bashkuara kanë një përparësi konkurruese dhe mund të orientojnë konsumatorët lindor te burime të tjera perëndimore, lidhur (dhe ndoshta të palidhur) me artikujt jounikë të siguruara më parë nga Shtetet e Bashkuara, por që gjenden jashtë Amerikës, megjithëse u duhet një kohë më e gjatë për t’i gjetur ato. Gjithashtu, këtu mund të ketë një ndikim të pafavorshëm në bashkëpunimin perëndimor, në marrëdhëniet mes Lindje-Perëndimit, përgjithësisht në çështjet joekonomike, sesa ato ekonomike.
Mekanizmi ekonomik lindor
Si dhe mbi çfarë marrëveshjesh, europiano-lindorët dhe Bashkimi Sovjetik, së bashku, ose në mënyrë të ndarë, mund t’i përdorin marrëdhëniet ekonomike me shtetet e industrializuara për të arritur objektivat armiqësorë, politikë dhe jopolitikë, kundër interesave të SHBA-ve dhe Perëndimit?
Në mënyrë të ngjashme, Lindja mund të përdorë secilin nga mekanizmat ekonomikë, qofshin pozitivë apo negativë, në mënyrë që të realizojë objektivat joekonomikë. Për shembull, Bashkimi Sovjetik ofron naftë, gaz, apo mallra të tjera me vlera koncesionare apo bllokon mallra të tilla si naftë, krom, metale të rralla (duke shkaktuar kosto ekonomike në secilin rast). Gjithashtu, te disa produkte ata mund të ndryshojnë çmimet nga një vend në tjetrin. Mundësitë e tyre janë të kufizuara sepse marrëdhëniet ekonomike lindore me Perëndimin (duke përfshirë edhe Finlandën) kanë vetëm një ndikim anësor në funksionimin dhe mirëqenien e ekonomive perëndimore. Ka pak gjasa që ndonjë vend perëndimor mund të bëjë një koncesion në Lindje për një çështje joekonomike të interesit thelbësor si reaksion ndaj mekanizmave ekonomikë lindorë. Në të vërtetë është e pabesueshme që Shtetet e Bashkuara ta bëjnë këtë.
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
SHBA: Vendet komuniste të trajtohen në kuadër të shteteve të Botës së Tretë
Veprimet që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara në mënyrë të njëanshme apo në bashkëpunim me vende të tjera të industrializuara drejt vendeve të Lindjes
Si duhet të përzgjidhen politikat në mënyrë të veçuar me secilin nga vendet e Lindjes dhe skemat për të dobësuar Bashkimin Sovjetik dhe Traktatin e Varshavës
Përpjekjet për ta përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera aleate të tij në skemat e asistencës dhe politikave që përdoren për shtetet e Botës së Tretë
Për më shumë, na ndiqni në numrin e radhës
14 Nentor 2008