E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi rikonfirmon qëndrimin kundër të Prishtinës



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin kosovar kundër planit gjashtëpikësh për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. “Elementet substanciale të gjashtë pikave kanë qenë dhe do të mbesin të papranueshme”,- ka thënë kryeministri Thaçi. Ai ka theksuar se udhëheqja kosovare ka pranuar vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën. Zgjidhja e drejtë, sipas Thaçit, është që EULEX-i të respektojë pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e saj, planin e Ahtisarit dhe garantimin e plotë të integritetit territorial të Kosovës. Në konferencën për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së, shefi i Ekzekutivit kosovar ka potencuar se Kosova është në një fazë të rëndësishme të integrimeve europiane. Ndërsa shefi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë, Renco Davidi, ka deklaruar se harmonizimi i ligjeve të Kosovës me pakon legjislative të BE-së, është njëra nga kushtet kryesore për integrim në BE.

Zyrtarë të Bosnjës e Hercegovinës, të rrezikuar për jetën

Disa zyrtarë të Bosnjës e Hercegovinës kanë marrë kërcënime me vdekje. Gazeta “Nezavisne novine” bëri të ditur se kërcënime kanë marrë kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) Sulejman Tihiç dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, njëkohësisht nënkryetar i Federatës së BeH-it, Mirsad Kebo. Gazeta bëri të ditur se ky informacion është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Policisë Federale dhe se policia po e kontrollon se sa serioze janë këto kërcënime për personat e përmendur më sipër. Sipas raporteve, Mirsad Kebo kërcënohet për shkak të arrestimit të biznesmenit nga Gorazhda dhe ish-deputeti Senad Shahinpashiç - Shaje, ndërsa Tihiçi për shkak të veprimeve të tij politike.
Të dy personat kanë konfirmuar kërcënimet, edhe pse nuk janë të??????????? qartë shkakun e tyre. “Shumë personave nuk u nevojitet arsye për kërcënim”,- deklaroi Tihiç. Kebo supozon se shkas është nisma e tij për miratimin e një vargu të ligjeve antimafia.

Prangosja e Mlladiçit u vështirësua nga arrestimi i Karaxhiçit

Ministri serb i Punëve Sociale, Rasim Ljajiç, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka vlerësuar se hetimet për vendndodhjen e të kërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç, u vështirësuan nga arrestimi i ish-liderit serbo-boshnjak, Radovan Karaxhiç. Ai tha se truprojat e Mlladiçit janë bërë më të kujdesshëm, ndërsa shtoi se agjencia e sigurisë serbe po vazhdon hetimet. “Ne tashmë e dimë se më shumë se 10 persona ruajnë Ratko Mlladiçin”, - tha Ljajiç. Ministri serb shtoi se fakti që agjentët e sigurisë po hetojnë për arrestimin e Ratko Mlladiçit konfirmon se të gjitha institucionet në Serbi janë të angazhuara të përmbushin detyrimet ndaj Gjykatës së Hagës. “Këto veprime nuk janë të lidhura me vizitën e Serge Bramertz në Serbi dhe në rajon”, - tha Ljajiç, duke shtuar se ai priste që BE-ja të vlerësonte përpjekjet e Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Hagës. Ratko Mlladiç akuzohet nga Gjykata e Hagës për krimet në Srebrenicë, ku mbetën të vrarë mbi 8 mijë myslimanë.

14 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›