E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Interi dëshiron finalen e Kupës

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, ka thënë se skuadra e tij do të luftojë për të arritur në finale te Coppa Italia.
Zikaltrit zhvillojnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë gjysmëfinale si vendas, kundër Fiorentinas, ashtu që portugezi dëshiron rezultat sa më të mirë.
"Kur arrin në gjysmëfinale, atëherë dëshiron edhe finalen. Fiorentina nuk është kundërshtar i lehtë, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në prill, kështu që askush nuk e di se çfarë do të ndodhë", u ka thënë 'I Veçanti' për gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›