E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern-Inter, sa shumë “miqësi” në Madrid



Stadiumi “Santiago Bernabeu” është familjar për një sërë lojtarësh që do të luajnë ndeshjen e sotme, por veçanërisht për shokët e Kombëtares holandeze, Roben dhe Shnajder.
Megjithëse në ndeshjen e sotme do të jenë kundërshtarë, vetëm pak ditë pas përfundimit të saj ata do të stërviten së bashku dhe do të jenë shokë skuadre në përfaqësuesen e Holandës, që do të niset drejt Afrikës. Dy lojtarët nuk janë të vetmit që rikthehen në Madrid. Në listën e tyre shtohen edhe tre lojtarët e Interit, të cilët më parë kanë veshur ngjyrat e “galaktikëve”, Samuel Eto, Esteban Kambiaso, Ualter Samuel. Dy të fundit së bashku me Javier Zanetin dhe Diego Militon do të ndeshen përballë shokut të tyre të Kombëtares argjentinase, Martin Demikelis.
Në sfidën e sotme do të takohen së bashku edhe dy ish-bashkëpunëtorë. Murinjo ka punuar si asistent i trajnerit të Bajernit, Van Gal, gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Barcelonën në vitin 1990. Portugezi ka qenë gjithashtu trajner i Robenit gjatë kohës që ky i fundit ishte lojtar i çelsit. Kësaj radhe tekniku do të takojë ish-futbollistin e tij, që do të përbëjë edhe rrezikun kryesor të zikaltërve. Për Eto dhe Van Bomel, kjo finale nuk do të jetë e para. Dy lojtarët kanë qenë shokë skuadre në vitin 2006 me Barcelonën, kur kjo fitoi Ligën e Kampioneve duke mundur në finale Arsenalin. Po kështu mbrojtësi i Interit, Luçio dhe portieri i bavarezëve But kanë qenë pjesë e ekipit të Bajern Leverkusenit gjatë kohës kur ai humbi në vitin 2002 në finalen e Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit.

Bajern-Inter

Sonte, ora 20:45
Stadiumi: “Santiago Bernabeu”
Arbitër: Houard Ueb

Formacionet e mundshme
Bajern: Butt, Lahm, Van Buyten, Demichelis, Badstuber, Van Bommel, Schveinsteiger, Pranjiç, Robben, Oliç, Mueller.
Inter: Julio Cesar, Maicon, Samuel, Lusio, Zanetti, Cambiasso, Pandev, Stankovic, Sneijder, Etto’o, Milito.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›