E Diel, 1 Nëntor 2026

Një mi në podium me Obamën në fjalimin e reformës fiskale



Barak Obama u shoqërua në podium gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë nga një “mik i paftuar”, një mi i cili nuk i ka shpëtuar syrit të fotografëve. Një mi në Shtëpinë e Bardhë, kjo ishte e paimagjinueshme. Miu kaloi përpara podiumit, ndërsa Obama po njoftonte rregulloren e re bankare në Kopshtin e famshëm të Shtëpisë. Presidenti po njoftonte reformën financiare në Wall Street, e cila u miratua më në fund nga senati amerikan. Por Obama, i cili po iu bënte thirrje të gjithëve për të qenë “vigjilent”, nuk e vuri re brejtësin që i kaloi shumë afër. Edhe një herë tjetër, një mi ishte shfaqur në një cep të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Presidenti fliste, por asnjë fotograf nuk kishte mundur ta fokusonte. Senati amerikan ka miratuar ligjin që parasheh masat më kufizuese ndaj bankave të mëdha dhe kompanive në tregun financiar, që nga “Depresioni i Madh” i viteve të ’30-ta të shekullit të kaluar. Dokumenti i miratuar nga Senati duhet të plotësohet me atë të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se t’i dërgohet Presidentit Obama për firmë. Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur miratimin e ligjit. “Derisa ne po vazhdojmë të dalim nga recesioni, kjo reformë është një hap i rëndësishëm që do të forcojë ekonominë tonë”, tha Presidenti Obama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›