E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lufta” e shifrave, Bajerni mund Interin... në përfitime



Bajerni i Mynihut dhe Interi përbëjnë dy modele biznesi krejtësisht të ndryshme. Ekipet paraqesin diferenca të konsiderueshme në një sërë aspektesh përfshirë fitimet, shpenzimet, numri i fansave, shikueshmëria mesatare e ndeshjeve etj. Bajerni ka një fitim vjetor prej 289.5 milionë euro, ndërkohë që për italianët shifra është 196.5 milionë euro. Nga të ardhurat televizive baverezët përfitojnë 69.6 nga 115.7 milionë euro në vit të Interit. Nga reklamat sportive, Bajerni fiton afro 3-fish më shumë në krahasim me Interin. 159.3 kundrejt 52.6 milionë euro është diferenca nga reklamat, ndërkohë që shifra e të ardhurave nga një ndeshje e zhvilluar në kampionatet respektive është 60.6 me 28.2 milionë euro në favor të gjermanëve.
Ndonëse me fitime më të pakta italianët e Interit kryesojnë duke pasur një mesatare shpenzimi në merkato më të lartë për sezonin 2009-2010, prej 95.5 milionë euro kundrejt 74.4 të gjermanëve. Mesatarja e tifozëve, të cilët kanë ndjekur të dy ekipet përgjatë këtij sezoni është 69.000 tifozë nga 69.000 vende që ka stadiumi kundrejt 55.149 kundrejt 80.065 vendeve që ka stadiumi Interit. Numri i fansave brenda vendeve ka po ashtu një diferencë të dukshme ku është 8.3 milionë numri i gjermanëve që mbështesin Bajernin kundrejt 5.9 të italianëve që mbështesin Interin. Fituesi i finales së sotme do të fitojë 9 milionë euro kundrejt 5.2 të humbësit, ndërkohë që deri tani kanë përfituar nga ky kompeticion 20.4 milionë euro secila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›