E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tuneli,kalojnë qindra makina



KUKES - Hapja e galerisë veriore të tunelit të Kalimashit rikthen fluksin e udhëtarëve. Që prej ditës së djeshme, nga Morini në Tiranë e anasjellas do të shkurtohen 3 orë nga udhëtimi përgjatë rrugës së vjetër. Galeria e çelur dje zyrtarisht, sipas të dhënave të firmës "Bechtel Enka" ka përfunduar plotësisht, çka do të thotë se nuk pritet një mbyllje e saj, ashtu siç ndodhi me galerinë tjetër. Porta që tregonte nisjen e udhëtimit të parë në këtë galeri u hap në orën 09:30, duke shënuar deri në mbrëmje kalimin e qindra mjeteve. Brenda galerisë udhëtimi që zgjat vetëm 8 minuta bëhet njëkalimësh dhe vargu i mjeteve që hyjnë në tunel udhëhiqet nga një mjet zjarrfikës. Nuk do të ketë kufizime të kohës dhe tuneli do të jetë i hapur për udhëtarët 24 orë. Numri rekord i udhëtimeve pritet të jetë gjatë muajve të verës, për shkak të turistëve që vijnë nga Kosova dhe ata që nga portet dhe aeroporti udhëtojnë drejt veriut. j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›