E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern, Josip Simuniç, pasardhës i Lusios

Bajerni vazhdon të jetë një prej klubeve europiane më aktive në këtë merkato vere. Mbrojtësi Lusio është shfaqur i pakënaqur prej faktit se mund të shndërrohet në zëvendësuesin e blerjes së re, Edson Brafheid dhe po mendon seriozisht largimin nga "Alianz Arena". Por, drejtuesit bavarezë nuk kanë qëndruar duarkryq dhe evidentuan Josip Simuniç si pasardhësin potencial të brazilianit. Kroati i Hertës së Berlinit kushton rreth 7 milionë euro, ndërkohë që më parë për shërbimet e 31-vjeçarit ishte interesuar edhe Hofenhaimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›