Real Madridi blen Albiol nga Valencia
Reali i Madridit bëri të ditur se ka blerë mbrojtësin e Valencias, Raul Albiol. Talenti spanjoll, që luan në qendër të repartit difensiv, ka pranuar të firmosë kontratën që e lidh në "Santiago Bernabeu" për pesë vitet e ardhshme. 23-vjeçari, i cili ishte i impenjuar në Kupën e Konfederatave me Kombëtaren spanjolle, do të prezantohet javën e ardhshme, pas vizitave mjekësore. Përpara se të luante në përfaqësuesen "A" të iberikëve, Albiol është aktivizuar rregullisht me Kombëtaret e moshave.