E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti: 22 mln euro dhe Elano për Maikon

Në një kohë kur Çelsi është përqendruar në bisedimet me Bajernin e Mynihut për Bosinguan, skuadra e Ançelotit ka harruar Maikon. Por, për brazilianin e Interit në garë është futur edhe Mançester Siti: trajneri Hjuxhs është i gatshëm të ofrojë 22 milionë euro dhe kartonin e Elanos për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. Gjithsesi, transferimi te skuadra në "Istlends" nuk pëlqehet nga Maikon, që pret rifillimin e bisedimeve me blutë e Londrës, ose për të pritur një ofertë konkrete nga Reali i Florentino Perez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›