E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Pirlo? Varet cfarë oferte na vjen

"Nëse një lojtar mund të shitet apo jo, kjo varet gjithmonë nga ofertat që paraqiten". Në këtë mënyrë, Adriano Galiani e ka përfshirë emrin e Andrea Pirlos në listën e lojtarëve që për momentin cilësohen të pashitshëm nga Milani. Por, më tej numri 2 i klubit kuqezi sqaron: "Askush nuk na ka bërë ofertë për mesfushorin. Deri më tani është interesuar një angleze për Paton, por nuk e tregoj emrin e skuadrës". Ofertë e refuzuar, sepse nga Afrika e Jugut, Pato deklaroi se do të qëndrojë "përgjithmonë" te Milani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›