Super Red Bull në Spanjë, ndiqet nga Hemilton e Alonso
Formula 1
Red Bull ka pushtuar vijën e parë të nisjes në çmimin e Madh të Spanjës. Australiani Mark Veber do të niset nga “pole position” në garën e sotme, përpara shokut të skuadrës, Sebastian Fetel. Pilotët e skuadrës që në këtë fillim sezoni të Formula 1 është shfaqur dominuese në prova, ndiqen me distancë të konsiderueshme nga Luis Hemilton me MekLaren (+0.834) dhe Fernando Alonso me Ferrari (+0.942). Xhenson Baton, kampioni i botës në fuqi, do të niset i pesti me makinën tjetër MekLaren, përpara Mikael Shumaker me Mercedes Gp. Vetëm vend i nëntë për Felipe Masën, pas shpinës së Robert Kubika (Renault) dhe Niko Rosberg (Mercedes Gp).
#