E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, çmenduri për Mesin: Gati të paguajë 140 mln euro

Merkato

Florentino Perez do të vazhdojë politikën e shpenzimeve të jashtëzakonshme edhe në merkaton e ardhshme. Pas afrimit të Kaka dhe Kristiano Ronaldos, presidenti i Realit të Madridit kërkon të blejë edhe yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Një dëshirë që duket e vështirë të konkretizohet, por sipas britanikes “Mirror”, klubi madrilen është gati të paguajë rreth 140 milionë euro për sulmuesin argjentinas. Në këtë mënyrë, “merengues” do të vazhdojnë merkaton faraonike të sezonit të kaluar ku Perez shpenzoi 250 milionë euro në total, duke blerë Kristiano Ronaldo, Kaka, Ksabi Alonso, Benzema, Arbeloa dhe Raul Albiol.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›