E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern drejt Dortmundit

Fitorja ndaj Augsburgut nuk është se ishte aq frymëzuese, por tashmë vjen ajo ndeshje që frymëzon dhe motivon vetvetiu. Përpara sesa Bajerni të presë Realin e Madridit në Champions, do të duhet të udhëtojë për në Dortmund, në një ndeshje vendimtare të Bundesligës gjermane, që mund të thotë shumë në luftën për titull. Bavarezët janë 3 pikë prapa rivalëve, por tifozët kanë besim.

Ngarkesa është e madhe dhe ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, ndërsa synimi është diçka që nuk është arritur kurrë nga Bajerni, pra fitorja e trefishtë në Bundesligë, Champions dhe në Kupën e Gjermanisë. Për të arritur këtë, do të duhet të kapërcehen dy pengesa tepër të larta si Dortmundi dhe Reali. Nëse nuk fitohet në Dortmund, kampionati do të bëhet tepër i vështirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›