E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga shqiptare Skenderbeu serish ne krye

Skënderbeu është ngjitur sërish në krye të renditjes në Superligën shqiptare pas fitores 2-1 në Krujë ndaj Kastriotit. Në një nga ndeshjet më të vështira të këtij kampionati, skuadra korçare ia doli jo vetëm që të fitonte, por edhe të bindte me lojën e saj.

Kampionia e Shqipërisë në fuqi nuk pati fatin në anën e saj pasi goditi dy herë traun e portës krutane, ndërsa më pas pësoi një gol të papritur. Veçse, reagimi ishte I shpejtë dhe Skënderbeu barazoi vetëm 5 minuta më vonë duke mbyllur barazim pjesën e parë.

Në të dytën, sërish korçarët goditën traun pa mundur të shënojnë, ndërsa 10 minuta para fundit të ndeshjes, kapiteni i vendasve, Caca, u përjashtua nga loja me karton të kuq. Miqtë përfituan për të shënuar golin e fitores me anë të Daniel Xhafajt. 

Në Vlorë, Flamurtari fitoi 2-0 ndaj Bylisit, me dy gola të realizuar që në pjesën e parë. Fillimisht, ishte Brahja që realizoi bukur me kokë për 1-0, ndërsa 4 minuta pas tij, kroati Pejiç shënoi për së dyti. 

Pas këtyre ndeshjeve, Skënderbeu është i pari në renditje me 44 pikë, ndjekur nga Teuta me 43, ndërsa Flamurtari u ngjit në vendin e katërt me 33 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›