Prishtina barazon me Drenicën, e humb kreun
_46049.jpg)
Prishtina ka barazuar me Drenicën sot, në kuadër të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Barazimi 1:1 ndaj kuqezinjve u ka kushtuar bardh e kaltërve me humbje të kreut të tabelës, i cili tash i takon Vëllaznimit, që dje e mposhti Lirinë 2:1.
Ekipi i Wolfgang Jeratit e ka parë veten në disavantazh në minutën e 27-të, kur udhëtuesit shënuan me anë të qendërmbrojtësit të ri, Amir Rrahmani.
Mirëpo, pas rasteve të mira të Berishës e Ahmetit, vendësit e gjetën golin e barazimit në minutën e 69-të, kur Enis Fetahu e shërbeu mjaft mirë Faton Zejnullahun, që nivelizoi gjithçka.
Ky ishte dështimi i dytë brenda një kohe të shkurtër për Prishtinën, e cila zbriti në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Vëllaznimi.