Harrojeni finalen spanjolle
Kur Champions League ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, Diego Armando Maradona ka folur rreth atyre që pritet të jenë duelet gjysmëfinaliste dhe që do të nxjerrin dy skuadrat që në finalen e Mynihut do të luftojnë për aktivitetin më prestigjioz për klube.
Në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, “Pibe de Oro” beson se Realin e Madridit do ta presë një sfidë shumë e vështirë përballë Bajernit të Mynihut. Madje, në parashikimin e tij, ai shkon edhe më tej, duke shprehur besimin se bavarezët do të arrijnë ta eliminojnë skuadrën e Zhoze Murinjos, që i hipotekoi gjysmëfinalet e Champions që prej sfidës së parë me APOEL Nikozian.
“Po ju them me siguri se Bajerni do ta eliminojë Realin. Në këtë edicion të Champions-it nuk do të ketë një finale spanjolle”, shkruante Maradona, duke lënë të nënkuptohet se sipas tij Barça i ka të gjitha shanset që të luajë në finale, për të fituar trofeun ku cilësohet favorite.
Por, edhe pse nuk ka shfaqur shumë besim te forca e Realit, Maradona ka folur edhe për skuadrën “merengue”, duke vazhduar ti këshillojë drejtuesit e Realit që të blejnë Serxho Agueron, dhëndrin e tij që po shkëlqen te Mançester Siti. “‘Kun’ duhet të luajë për Realin e Madridit. Edhe pse ai po shkëlqen te Siti, mendoj se gjëja më e mirë do të kishte qenë të transferohej te Reali. Me momentin e jashtëzakonshëm që Aguero po përjeton në Angli, tashmë është e vështirë që madrilenët t’ia rrëmbejnë Mançester Sitit, megjithatë kur ‘merengue’ kërkojnë diçka, ata e marrin”, përfundoi komentin Maradona.