Fitorja 3-0 ne Vlore

Kryeqytetasit fituan 2-0, me gola të shënuar nga Erion Dushku që në fillim, pa mirë 4 minuta, ndërsa në pjesën e dytë realizoi Sokol Cikalleshi. Pikërisht ky gol i dytë i shënuar nga sulmuesi kavajas e bën thuajse të sigurt arritjen e finales nga bardheblutë e trajnerit Hulian Rubio Sançez, ndërsa rezultati u vulos nga goli i Gerald Tushës në minutën e dytë shtesë.
Megjithë dëshirën dhe presionin e skuadrës së drejtuar nga Shkëlqim Muça, rezultati thuajse nuk u vu asnjëherë në diskutim, ndërsa fituesja e kupës në fuqi tregoi gjithë përvojën e saj në përballje të tilla.
Vetëm pas ditë pas humbjes në Ballsh ndaj Bylisit, në javën e 19-të të Superligës, Tirana arriti rezultatin që i duhej për t’i kthyer qetësinë dhe optimizmin si dhe për t’i dhënë më shumë kuptim sezonit. Siç e do zakoni, bardheblutë do të luftojnë deri në fund për të dy trofetë, titullin kampion dhe kupën, ndonëse e dinë se nuk do ta kenë të lehtë.