E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notarja Nada Arkaxhi ne Lojrat Olimpike

Ndoshta femrat nuk janë pjesa më e suksesshme e sportit në shumë vende arabe, por në Katar kanë vendosur ndryshe. Notarja Nada Arkaxhi do të jetë e para femër e sportit të ujit që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Verore që do të zhvillohen në Londër këtë verë dhe bashkë me të do të jetë edhe atletja e shpejtësisë, Nor Al-Malki. Vajza 17-vjeçare tregon rrugën e saj.

“E nisa notin kur isha 9 vjeçe, gjithnjë e kam dashur ujin dhe babai më ka inkurajuar që të notoja me të. Ai më mësoi notin që më pëlqeu menjëherë. Jam shumë krenare që jap notarja e vetme që do të përfaqësoj vendin tim, Katarin, dhe shpresoj të arrij rezultate të mira në 2012. Unë i nxit të gjitha vajzat që të merren me sport, sidomos me not”, u shpreh ajo. 

Ndoshta Nada nuk do të sjellë medalje për vendin e saj, por sërish është ambicioze.

“Unë stërvitem dy orë në ditë dhe këtë e bëj çdo ditë me përjashtim të së premtes. Kam nxitje nga prindërit, shkolla dhe trajneri ndaj shpresoj që të arrij fitore. Jam shumë ambicioze. Mendoj se Katari po krijon kushte të mira që njerëzit të merren me sport, studentët janë të kënaqur dhe mund të arrijnë shumë”, vlerësoi Arkaxhi. 

Katari ka plane të mëdha për të fituar organizimin e Lojrave Olimpike në vitin 2020 dhe për këtë kërkon që të zhvillojë edhe sportin e femrave, përveçse të ndërtojë infrastrukturën e duhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›