E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatik Curri: Në Maltë, tri pikë për të ëndërruar

Ndeshja e 11 shkurtit në La
Valeta vlerësohet si tejet e
rëndësishme për vazhdimësinë
e Kombëtares shqiptare
në eliminatoret e Botërorit 2010.
Që prej së dielës, kuqezinjtë e
drejtuar nga Ari Han, kanë filluar
grumbullimin për përballjen me
Maltën. Tri pikët do t‘i jepnin
sërish përfaqësueses tonë kryesimin
në Grupin 1 dhe fitoren e
dytë në këtë aktivitet. Mbrojtësi
Debatik Curri deklaron se Shqipëria
është e detyruar të marrë tri
pikët, nëse dëshiron të ëndërrojë
për t‘u kualifikuar në fazën finale
të evenimentit që do të zhvillohet
në Afrikën e Jugut. "Ndeshja ndaj
Maltës do të jetë shumë e vështirë
dhe do të jetë një ndër përballjet
kryesore në këto eliminatore.
Duhet që ta fitojmë patjetër
të mërkurën, nëse dëshirojmë
të realizojmë ëndrrën për një
kualifikim të mundshëm në Botërorin
2010", deklaroi 25-vjeçari.
stadiumin "Ta Qali" me dy mungesa
shumë të rëndësishme: për
shkak dëmtimesh kundër Maltës
nuk u grumbulluan kapiteni Altin
Lala dhe zv/kapiteni Lorik Cana.
"Mungesa e Lalës dhe ajo e Canës
do të ndihen te Kombëtarja, pasi
ata janë ndër lojtarët kryesorë të
kësaj skuadre. Gjithsesi, trajneri
do të vendosë zëvendësuesit e
tyre nga kontingjenti aktual dhe
për aq kohë do të japim maksimumin
si skuadër, këtë ndeshje
mund ta fitojmë", vazhdoi më
tej Curri. Pas impenjimit me
maltezët e drejtuar nga Dushan
Fitzel, në muajin mars kuqezinjtë
do të presin në stadiumin "Qemal
Stafa", Hungarinë, e cila është
kundërshtarja e vetme, që deri
në këtë fazë të eliminatoreve u
ka shkaktuar humbje. "Një fitore
të mundshme ndaj Maltës, na jep
më shumë qetësi për ndeshjen
e radhës, ku do të presim në fushën
tonë Hungarinë. Sigurisht
që edhe në atë sfidë kërkojmë
fitore. Madje, në këtë ndeshje
do të jemi më të mobilizuar,
pasi do të kthehen futbollistët
e dëmtuar. Gjithsesi, kjo nuk do
të thotë se e kemi marrë lehtë
përballjen e së mërkurës. Ata
janë një kundërshtar që di të
tregohet i rrezikshëm dhe kërkon
impenjim maksimal. Ashtu siç e
thashë pas ndeshjes në Tiranë,
më shumë u lodha duke luajtur
kundër maltezëve se kundër
Suedisë së Ibrahimoviç", theksoi
ai. Shqipëria fitoi 3-0 në takimin
e parë kundër Maltës, ndërkohë
që pas katër ndeshjeve renditet e
katërta në Grupin 1, në kuotën e 5
pikëve, dy më pak se Danimarka
kryesuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›