Malta, me 7 mungesa ndaj Shqipërisë
Një Maltë me shumë mungesa përgatitet t‘i bëjë ballë Shqipërisë
në ndeshjen e nesërme në stadiumin "Ta Qali". Nëse
i bëjmë një krahasim skuadrës që erdhi në Tiranë më 8 shtator
2008 dhe saj aktuale në dispozicion të trajnerit Dushan Ficel,
vërejmë se ka pesë mungesa. Pikërisht lojtarët që mungojnë, janë
edhe ata që mbanin mbi shpatulla edhe përvojën më të madhe.
Ivan Uds i Sliema Uonderersit, Xhemi Pejs dhe Kenet Shikluna të
Valetës, si dhe Xhorxh Malia i Birkirkarasë janë lënë mënjanë nga
drejtuesi teknik i përfaqësueses, ndërsa Kliven Frendo ende nuk
e ka marrë veten nga dëmtimi, ndonëse sipas "Times of Malta"
po luan mirë për Valetën. Njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit,
Daniel Bogdanoviç, ka një dëmtim në kofshë. Me probleme është
edhe Etien Barbara i Ferlit në Gjermani. Ficeli ka vetëm 4 lojtarë që
luajnë jashtë kampionatit maltez, si Andrei Agius, Mihael Mifsud,
Andre Skembri dhe Xhastin Haber. Trajneri çek i Maltës beson më
shumë te forma e lojtarëve si Kohen, Sherr, Agius etj.