Urdhri i Van Gal:lojtarët, pushimevetëm në Mynih
MYNIH- Asnjë prej futbollistëve të Bajernit nuk do të largohet nga qyteti i Mynihut në periudhën e pushimeve të dimrit.
Urdhri i çuditshëm është dhënë nga trajneri Luis Van Gal, i cili nuk ka dashur që lojtarët e tij të shpërqendrohen dhe të harrojnë dedikimin ndaj klubit, në një moment jo edhe aq të mirë përsa u përket rezultateve sportive.
Bajerni ndodhet 14 pikë larg kreut që mbahet nga Borusia e Dortmundit, por vetëm 4 pikë larg zonës së Champions League, që duket se do të jetë edhe synimi i vetëm i kësaj skuadre për këtë sezon. U
Urdhri i Van Gal natyrisht që nuk është pritur mirë nga futbollistët, sidomos ata që nuk janë me origjinë gjermane, por holandezi mbetet një kokëfortë në idetë e tij dhe të gjithë lojtarët i janë bindur.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)