E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullimi i komikut të shumëpaguar të BBC

Lajmet rreth BBC-së vazhdojnë të mbushin faqet kryesore të shtypit britanik pasi drejtori i saj i përgjithshëm Mark Thompson vendosi të pezullojë një nga humoristët më të njohur që ishte tallur në një transmetim radiofonik me një aktor veteran Andrew Sacks.

Drejtoresha e BBC RAdio 2, Lesley Daglas, u detyrua të japë dorëheqjen për t'i dhënë fund krizës, shkruan gazeta THE TIMES në një lajm që mbush faqen e saj të parë.

Pas katër ditë presionesh, 35 mijë ankesash dhe një ndërhyrjeje nga kryeministri britanik drejtoresha e Radios 2 dha dorëheqjen, dhe drejtori i përgjithshëm Thomson pezulloi komikun më të paguar Jonathan Ross për 12 javë, duke humbur rreth 1,5 milion stërlina nga paga e tij.

BBC-ja përkulet para kritikëve të saj përsëri, shkruan një titull i madh në të përditshme THE INDEPENDENT.

Komiku Jonathan Ross pezullohet për 12 javë, drejtoresha e Radios jep dorëheqjen, dhe guvernatorët kërkojnë një rishikim të standardeve lidhur me shijet dhe etikën në të gjithë rrjetin e BBC-së.

BBC-ja lufton për të qetësuar stuhinë e shkaktuar nga komentet që u konsideruan ofenduese të bëra nga dy komikët e njohur britanikë, shkruan THE GUARDIAN.

Korporata e pezulloi komikun Jonathan Ross duke e quajtur sjellejn e tij "tepër të të papranueshme".

Drejtori i përgjithshëm Mark Thompson shpreson që ky sanksion do t'i japë fund krizës, por disa në BBC po shprehin keqardhjen për dorëheqjen e drejtores së Radios 2 Lesley Daglas, e cila u detyrua të marrë përsipër pasojat e telefonatës të papranueshme nga komikët Jonathan Ross e Russel Brand. Ky i fundit u largua vetë nga BBC-ja disa ditë më parë. Gjate telefonates, dy komiket shkembyen batuta me sfond seksual me aktorin duke i thene atij qe njeri prej tyre kishte fjetur mbreme me mbesen e tij dhe duke treguar detaje. kur z.Sachs nderpreu telefonaten, dy komiket vijaun talljen, duke aluduar se ai do vriste veten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›