E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi rigjen Balotelin, Roma e Milani nuk ndahen

Seria A

Interi nuk bën hapa fals përballë Bolonjës dhe ruan kreun e klasifikimit. Takimi në “San Siro” u mbyll me rezultatin 3-0 për zikaltërit, me dy golat e Tiago Motës dhe me rrjetën e “të penduarit”, Baloteli. Sulmuesi shënoi në minutën e 52, duke u kthyer me gol pas përjashtimit që zgjati për gjashtë ndeshje radhazi. Roma fiton minimalisht në fushën e Barit, falë golit të Vuçiniç dhe vazhdon të ndjekë Interin me një pikë diferencë. Verdhekuqtë nuk dhuruan spektakël, por objektivi kryesor i tyre ishin vetëm tri pikët. Fitore spektakolare edhe ajo e Milanit, që triumfon me rezultatin 3-2 në fushën e Kaljarit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›