Samir Ujkani, oferta nga Seria A dhe B
Paraqitja e shkëlqyer me Novarën ka bërë që Samir Ujkani të vihet në shënjestrën e disa klubeve në kampionatin italian. Deri më tani, për 21-vjeçarin që është pjesë e Kombëtares shqiptare interesohen një skuadër nga Seria A dhe dy klube nga Seria B. Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Palermos, pasi sicilianët mbajnë kartonin e “gardianit”. “Ende nuk kam vendosur rreth së ardhmes, deklaroi Ujkani për kosovaren ‘Koha Ditore’. Këtë do ta bëj vetëm pasi kampionati do të ketë përfunduar. Ka gjasa që të kthehem te Palermo, por edhe të qëndroj te Novara, pasi klubi do të ngjitet në Serinë B. Megjithatë, nuk e përjashtoj kalimin te ndonjë klub tjetër: tri skuadra të tjera, një në Serinë A, dhe dy në Serinë B, kërkojnë shërbimet e mia. Por, fillimisht do të flas me drejtuesit e Palermos”.
#