Drogba hyn nga stoli dhe realizon golin e titullit
çelsi i Karlo Ançelotit ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit kampion në Premiership. Blutë kanë fituar me rezultatin 2-1 në përballjen direkte me rivalët e Mançester Junajtid në “Olld Traford”. Me këtë rezultat, londinezët rikthehen në kreun e klasifikimit, e tashmë kanë një pikë më shumë se skuadra e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson. Ashtu siç parashikohej, supersfida ka qenë emocionuese. Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin miqtë, me një gol të jashtëzakonshëm të Xho Kol, kur kronometri tregonte vetëm 19 minuta lojë. Megjithatë, njeriu që vendosi fatin e ndeshjes ishte Didië Drogba. Junajtid erdhi në këtë përballje pa Uejn Runin, i cili qëndroi në tribunë, ndërsa ylli nga Bregu i Fildishtë nuk ishte në formacionin titullar. Ançeloti vendosi ta hidhte në fushë vetëm në pjesën e dytë, e pak minuta më pas (në të 78-n), Drogba shënoi. Në të 80-n, Mançesteri shkurtoi shifrat me talentin italian, Makeda, por nuk arriti të shmangte humbjen.
#