Masimo Morati: Akuzat ndaj Interit janë të turpshme
Calciopoli
Pas akuzave të avokatëve të Luçiano Moxhit se edhe Interi ishte i përfshirë në skandalin “Calciopoli” dhe se telefonatat e drejtuesve zikaltër janë “zhdukur”, Masimo Morati është hedhur në kundërsulm. “Janë dy çështje të ndryshme, që rastësisht u publikuan së bashku. është i turpshëm ndryshimi që po i bëhet historisë së skandalit. Gjithçka është thënë, më duket qesharake dhe natyrisht që ndihemi të fyer nga këto ngjarje të shëmtuara”. Më tej, njëshi i klubit komentoi edhe fjalët e Kristian Vierit, sipas të cilit Interit duhet t’i hiqet titulli i 2006-s: “Vieri më trishton me gjithçka ka thënë deri më tani”.
#