Bajerni synon fitoren mes problemeve

www.albania-sport.com - Bajern Munih do të këtë një avantazh të lehtë përpara se të përballet në gjysmëfinale kundër Lionit. Skuadra gjermane pushoi më shumë se kundërshtari.
Lioni u detyrua të ndërmerrte një udhëtim dy ditor në disa miniautobusa drejt Munihut për shkak të çrregullimeve në trafikun ajror të shkaktuar nga hiri vullkanik i ardhur nga Islanda.
Me Bajernin gjithashtu në formë të shkëlqyer, drejtuesit e klubit janë përpjekur t’i mbajnë lojtarë me këmbë në tokë sa të jetë e mundur.
“Nuk është mirë të jemi euforikë”, - tha Karl-Heinz Rumenige.
Pas eliminimit të Manchester United në çerekfinale, Bajerni ndodhet në katër më mirat për herë të parë qysh kur fitoi titullin në vitin 2001.
Ndërkohë që Lioni barazoi 2-2 me Bordonë në kampionatin francez, Bajerni shkatërroi 7-0 Hanoverin në shtëpi.
“Ky rezultat 7-0 nuk ka asnjë kuptim për ndeshjen e së mërkurës”, - tha mbrojtësi Filip Lahm.
Mesfushori Bastian Shvajnshtajger paralajmëroi shokët e tij për rrezikun që u kanoset.
“Lioni eliminoi Real Madridin dhe Bordonë, ndaj të cilëve ne humbëm dy herë në fazën e grupeve”, - tha Shvajnshtajger.
Bajerni është në rrugën për një fitore të trefishtë. Është dy piëk para Shalkes në Bundesligë dhe gjithashtu në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Por përgatitja e ndeshjes së mërkurës kundër Lionit nuk shkoi totalisht pas shqetësime.
Trajneri Luis van Gal shkoi në shtëpi për të marrë pjesë në funeraljn e vjehrrës së tij dhe mungoi në disa seanca stërvitore.
Ylli Frenk Riberi është përfshirë në një listë me akuza për shfrytëzim seksual të minoreneve, por gjithsesi ai është në lojë.
Van Gal do të jetë pa kapitenin Mark van Bomel, i cili është i pezulluar.
“Është një humbje”, - tha trajneri.
Van Gal shpreson se ekipi i tij nuk do të lejojë të pësojë gol në shtëpi.
“Një rezultat 0-0 apo 1-0 është më i mirë se 2-1. Duket argëtuese, por kështu është”, - tha Van Gal.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili