“Bajraktarokracia” dhe partitë e reja
Autori i Lajmit: Kim Mehmeti
Kalendari thuajse dydekadësh i demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, është përplot me data që shënojnë lindje-shuarjet e partive shqiptare. Nga dy, sa kishin në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, ata tani kanë me dhjetëra, kanë aq shumë sa rrallë kush i kujton emrat a tyre, e jo më të liderëve që i themeluan dhe u harruan së bashku me to. Dhe shqiptarëve të këtushëm u shtohet thuajse nga një parti në vit, jo pse nuk e dinë se qëndrueshmëria e koncepteve politike matet edhe me jetëgjatësinë e partive, por ngaqë ka shumë nga ata që jetojnë me bindjen se populli ua ka borxh përkrahjen partiake, edhe atë o pse kanë ngritur diku flamurin, o pse kanë gdhendur shtizat ku ai flamur është valëvitur. Andaj, posa fillon dobësimi i njërës parti, lindin dy-tri të reja. Pra, vazhdon jetësimi i politikës “kufomëngrënëse”, ardhja e liderëve të rinj, që themelojnë parti mbi kufomën e partisë paraprake. Me çka, te shqiptarët e këtushëm u rrënjos iluzioni se atyre nuk u mungojnë koncepte të qarta dhe afatgjate politike, por parti të reja jetëshkurtra dhe prijës të rinj politik.
Ky proces i palogjikshëm që e shton numrin e partive të këtushme shqiptare dhe e dobëson potencën e tyre politike, si asgjë tjetër shpjegon inferioritetin e tyre përballë subjekteve politike maqedonase, si edhe vrapimin e tyre pas koncepteve politike që ua imponon pala maqedonase, ngaqë ato vetë nuk kanë platforma të qarta dhe afatgjata për ardhmërinë e popullit që përfaqësojnë dhe shtetit ku veprojnë. Ky proces shpjegon edhe atë se partitë e këtushme shqiptare asnjëherë nuk e kuptuan se janë në fushëbetejë politike ku duhet të mbajnë në duar nga dy shtiza përnjëherë: atë të voglën për të luftuar kundërshtarin e tyre politik shqiptar e të cilën duhet ta përdorin sa më rrallë dhe, atë të madhen për ta luftuar bllokun politik të etnitetit maqedonas. Dhe duke mos ditur ta përdorin shtizën e madhe, ato bënë atë që tanimë dihet: dëshmuan se shtizën e vogël e përdorin me shkathtësi të pashoqe. Mbase pse ajo është më e padukshme, më e lehtë, pse e përdorin kundër vetvetes, pse më lehtë mund ta fshehësh nën krahët e shqiponjës dykrerëshe.
Pas zgjedhjeve presidencial dhe vendore të këtij viti, u bë edhe më qartë se kalendari i demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni edhe më tej do vazhdojë të pasurohet me datat e themelimit të partive të reja dhe dobësimin e atyre ekzistuese. Por jo vetëm kaq. Mbase lindje-vdekjet e partive shqiptare në Maqedoni tani i afrohen fazës së fundit kur do të realizohet qëllimi i disa qarqeve politike maqedonase që çdo kasaba shqiptare të ketë “vasalin” dhe partinë e vet politike. Me çka do shihet edhe më qartë se themelimi i partive të reja shqiptare nuk është rrjedhojë e kërkimit të koncepteve më efikase politike dhe veprimit më produktiv politik, por është e nxitur nga bindja se vrapuesi i mëparshëm pas koncepteve politike maqedonase është lodhur dhe ai duhet zëvendësuar me ndonjë të ri. Pra, edhe më tej do të vazhdojë veprimi politik sezonal, i cili i thjeshtësuar, do të thotë: dëshpërim i shpejt i shqiptarëve të këtushëm edhe nga ata të cilëve u ka kënduar këngë nëpër odat e burrave. Dëshpërim që është i paevitueshëm, pasi partitë e reja nuk e mbështesin ardhmërinë e vet në ofertën konkrete politike, por vetëm në fotografinë e re të prijësit të saj, dëshpërim pra që është i pashmangshëm, sepse partitë e reja janë pjellë e vetëpëlqimit, e inatit dhe e xhelozisë së atyre që mendojnë se koncept dhe program politik mund të jetë vetëm emri i kryetarit të partisë.
Pas themelimit të BDI-së, shqiptarët e këtushëm filluan të besonin se në të ardhmen do të kenë dy parti të forta të ngjashme me ato që i kishin bashkëqytetarët e tyre maqedonas: partinë e majtë të Ali Ahmetit dhe një parti të etabluar djathtiste. Por shpejt u pa se as BDI-ja udhëton majtas, e as u etablua ndonjë parti djathtiste, por të gjitha sa janë, shkojnë andej nga i ndjell mandatari që formon qeverinë e radhës. Dhe duke ecur asaj rruge, ato mbanin llogari të jenë sa më të pëlqyera nga pushtetmbajtësit maqedonas, por jo edhe nga ata të cilëve u kishin premtuar fitore të reja politike. Andaj edhe populli gjithnjë e më shumë bindej se partitë e tij politike dallojnë nga njëra-tjetra aq sa veza e pulës së bardhë nga ajo që ka bërë pula e zezë. Pra populli kuptoi shumëçka, por jo edhe atë se duke përkrahur herë njërin e herë tjetrin hero partiak, ai vetëm e dendëson mjegullën e vetëmashtrimit, me çka edhe vazhdon të vetëgënjehet e të mos e kuptojë se të ndërrosh një politikan të paaftë me një të ri, që s ka asnjë ofertë përpos emrit, është njësoj sikur të besosh se gota e përcakton cilësinë e ujit që rrjedh nga çezma.
Ata që mendojnë se procesi i copëzimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni nuk do përfundojë me shumë “sulltanë” parti vendore, më parë duhet të japin shpjegim se nga ajo nevojë e shqiptarëve të këtushëm të kenë aq shumë parti thuajse numerikisht janë po aq sa edhe kinezët. Liderët e rinj politikë nuk angazhohen të sforcojnë partitë ekzistuese shqiptare, por vrapojnë të themelojnë partitë e tyre të reja. Dhe pasi t u japin përgjigje këtyre pyetjeve, mbase do të vijnë në përfundim se partitë ekzistuese janë bërë pronë e “vasalëve” demokratikë që qëndrojnë në krye të tyre dhe nuk lejojnë askënd t u përzihet në pronën që kanë. Përgjigjet e pyetjeve të shtruara më lart do të japin edhe shpjegimin se prijësit e rinj partiakë duan të realizojnë po atë që shtiren se duan ta luftojnë: të kenë “sulltan” partinë e tyre pa mbajtur llogari se, kur shumëpartizmi bastardohet deri në ato përmasa sa çdo mëhallë të ketë partinë e vet, atëherë nuk mund të flitet për demokraci, por për “bajraktarokraci”. E për zhvillimin e “bajraktarokracisë” në shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë, merita të veçanta kanë edhe partitë e mëdha në Tiranë e Prishtinë, të cilave, sa herë që u dështonte “biznes platforma” vëllazërore me ndonjë nga partitë e këtushme, nxitonin ta dobësojnë “partnerin e padëgjueshëm” e të përkrahnin të dëgjueshmin e radhës. Me çka kontribuan që shqiptarët e këtushëm të mos ia dalin të shohin qartë se problemi nuk qëndron gjithaq në atë sa janë të këqij politikanët që e udhëheqin, por sa populli ata i duron dhe di t i vlerësojë si të tillë para se ta bëjnë dëmin.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2009