E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajram Curri, ndalohen 3 persona për trafik kuajsh

Tre persona janë ndaluar nga policia e Bajram Currit pasi akuzohen se trafikonin ilegalisht kuaj nga Kosova.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit Xhavit Muhaxhiri dhe Durim dhe Jetmir Hymerllari pasi përmes bjeshkëve kalonin ilegalisht kuaj nga Kosova drejt vendit tonë.
 

Sipas policisë tre të ndaluarve u janë sekuestruar 30 kuaj ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›