E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, shpërthen makina e të riut

 

SARANDE - Makina e një 19-vjeçari është dëmtuar mëngjesin e djeshëm si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse. Sipas policisë lokale, ngjarja u shënuar rreth orës 02:30 të së enjtes, në lagjen 4 në Sarandë. Shtetasi Almir Mane e kishte parkuar mjetin e tij tip "BMW" me targa të huaja, të blerë pak kohë më parë, para pallatit ku banonte. Nga eksplozivi ka mbetur e dëmtuar një pjesë e automjetit, por nuk ka pasur probleme të tjera, veç tronditjes së banorëve të zonës. I riu është marrë në pyetje nga policia, por nuk ka pohuar të ketë konflikte me ndonjë person. Nga ana e saj, policia ka nisur hetimet, por megjithë shoqërimet e personave të dyshuar nuk është ndaluar njeri.                                                        sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›