Rikthimi, Tirana rigjen francezin Lorent Mohelebi
Fatmirësisht pas shumë stërmundimesh e përpjekjesh që kanë zgjatur gati dy muaj, më në fund është gjetur personi i shpallur në kërkim.
Ergis Tafalla
Kësaj here nuk ka qenë as emisioni “Jetë në kërkim” dhe as “Ku je”, por drejtuesit bardheblu, të cilët kanë gjurmuar dhe kontaktuar më në fund me mesfushorin francez, Laurent Mohelebi. Ky i fundit vetëm pak ditë pas përfundimit të sezonit të kaluar, ka qenë futbollisti i parë që ka nënshkruar rinovimin e kontratës me skuadrën e Tiranës, duke ligjëruar e zyrtarizuar lidhjen me bardheblutë. Një lidhje që për t’u bërë sa më konkrete i ka kushtuar kryedonatorit të ish-kampionëve, Refik Halilit, një shumë paradhënie prej 13 mijë euro. Pikërisht ky çast i parapagimit të futbollistit ka shënuar dy muaj më parë edhe largimin e Mohelebit në drejtim të paditur dhe pa lënë asnjë gjurmë. Një sërë kërkimesh e tentativash për të kontaktuar francezin nga ana e drejtuesve më të lartë të skuadrës së Tiranës dështuan plotësisht. Aq sa e gjithë vëmendja e ish-kampionëve u kthye nga bashkëshortja e Mohelebit, e cila gjithashtu ishte e paarritshme. Të ndjerë të tradhtuar e gjithashtu, të grabitur financiarisht, krerët e skuadrës së Tiranës të dorëzuar përballë faktit që nuk gjetën asnjë gjurmë të mesfushorit, vendosën madje të çonin çështjen në prokurori. Një çështje që pikërisht atëherë kur nuk pritej e as që mendohej, tashmë mësohet se është destinuar të mbyllet sërish dhe madje në mënyrën më të suksesshme të mundshme. Në një mënyrë ende enigmë mes drejtuesve të Tiranës dhe Mohelebit është arritur më së fundmi kontakti dhe madje, mësohet se mesfushori francez nën kontratë me bardheblutë edhe për sezonin e ardhshëm do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë. Lajm që i ka entuziazmuar të gjithë drejtuesit ish-kampionë, të cilët duket se janë të gatshëm të harrojnë largimin e gjatë dhe të pajustifikueshëm të Mohelebit. Kjo me qëllimin e vetëm për të pasur shërbimet e mesfushorit, ndonëse ky i fundit nuk ka zhvilluar as edhe një ditë stërvitje me ekipin gjatë kësaj faze përgatitore.
Maqedonasi
Vazhdojnë tentativat dhe përpjekjet e drejtuesve dhe stafit bardheblu për të plotësuar si duhet repartin e mesfushës dhe atë më të avancuar. Kështu, me kontingjentin bardheblu veç dy të huajve të bashkuar që dy ditë më parë, është afruar në seancën e pasdites së djeshme edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për një mesfushor të mbërritur nga Maqedonia.
Malazezi
Kur mbeten vetëm dy ditë nga fillimi i kampionatit, me Dinamon pritet të bashkohet sot prurja më e re. Është një mbrojtës i majtë nga Mali i Zi, ai që duket se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve dhe stafit teknik të skuadrës së Dinamos e që do të mbushë zonën e vetme të mbetur bosh te blutë. Futbollisti 31-vjeçar ka pasur një karrierë në disa skuadra me emër në Evropë.
Slatko Daliç
Kreu i pankinës së Dinamos, Zlatko Daliç ka ndjekur mbrëmjen e të mërkurës ndeshjen e Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit. Më shumë se në rolin e spektatorit, Daliç kishte si qëllim të inspektonte lojtarët kuqezi që do të aktivizohen në ekipet e Kategorisë Superiore, kundërshtarë të Dinamos. Tekniku i bluve vlerësoi formën fizike të Agollit, Lilës e Bakajt.