Grinden me lopata, rëndë vëllezërit
ELBASAN - Fakti i të qenit vëllezër nuk i ka ndaluar aspak që të mos qëllonin me lopata dhe mjete të tjera të forta njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godolesh të rrethit të Elbasanit, dhe ka pasur si personazhe dy vëllezërit Ramazan dhe Kujtim Bardhi 46 dhe 49 vjeç, të cilët prej kohësh kanë pasur një konflikt për një pronë. Pasditen e së mërkurës ata kishin debatuar sërish për sherrin e vjetër dhe debati ka degjeneruar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit duke përdorur lopata dhe mjete të tjera rrethanore. Përleshja u ka shkaktuar atyre disa plagë për kurimin e të cilave janë paraqitur në Spitalin e Elbasanit. Ndërkohë bëhet e ditur se ndaj tyre është misur procedimi penal për akuzën e "plagosjes së lehtë me dashje". a.k