Van Nistelroi: “Mançesteri më përzuri”

Rud van Nistelroi konfirmoi faktin se ai u detyrua të largohej nga Mancester Junaitid pasi ai u grind me Sër Aleks Fergusonin.
Sulmuesi holandez u transferua te Reali i Madridit verën e kaluar në shumën e 11 milionë sterlinave pas pesë vitesh angazhimi në "Old Traford". "Nuk isha vetëm unë që doja të largohesha, por dhe klubi dëshironte të më largonte", - tha ai për CNN World Sport. "Ata dëshironin të më largonin pasi nuk po funksionte më asgjë midis meje dhe trajnerit. Ne nuk mundëm ta ndryshonim këtë dhe unë vetë dhe klubi zgjodhëm largimin tim". Sezonin e kaluar holandezi, i cili shënoi dhe golin e fitores së Kombëtares së Holandës ndaj Shqipërisë (1-0), ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.