Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për Muzikë dhe Art
Prishtinë – Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri dhe Drejtori i Fondacionit Ndërkombëtar për Muzikë dhe Art nga Lihtenshtajni, Nicholas Thaw, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Ministri Beqiri tha se, përmes nënshkrimit të këtij Memorandumi, MKRS po përpiqet që, krahas financimit institucional, të krijojë edhe mundësi alternative të financimit të institucioneve të ndryshme kulturore. Sipas tij, Fondacioni Ndërkombëtar për Muzikë dhe Art ka shtrirje nëpër disa vende të rajonit, në të cilat ka bërë një punë të madhe në fushat e ndryshme të artit dhe të kulturës, gjë që, siç theksoi Ministri Beqiri, ky fondacion pritet ta bëjë edhe në Kosovë.
Ndërkaq, Nicholas Thaw, Drejtor i Fondacionit Ndërkombëtar për Muzikë dhe Art, pasi e falënderoi Ministrin Beqiri për angazhimin e tij në realizimin e këtij Memorandumi, tha se ndjehet i privilegjuar që ky fondacion do ta mbështesë artin dhe kulturën e një populli, i cili ka sens të veçantë për artin.
Memorandumi i Mirëkuptimit ka për qëllim të krijojë kornizën për bashkëpunim ndërmjet MKRS-së dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Muzikë dhe Art nga Lihtenshtajni për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm të kulturës në Kosovë dhe, si i tillë, përfshin projektet nga fusha të tilla si: organizatat e krijuara dhe të pranuara të arteve performuese (orkestrat e simfonisë, opera, ansamblet dhe odat muzikore, teatrot, baleti etj.), konservimi dhe restaurimi arkitektonik i artit dhe i trashëgimisë, muzetë, si dhe hulumtimet dhe publikimet në historinë e artit.