E Diel, 1 Nëntor 2026

Zharku apel biznesit turk: Kosova ofron shumë mundësi

Prishtinë - Minstri Zharku mori pjesë në takimin afarist, të organizuar nga TUSKON –i, me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm turk, Ali Babaxhan, i shoqëruar edhe nga afaristë turq.
Në këtë takim, që u mbajt në "Hotel Grand", ministri Zharku në mes tjerash tha se "Bashkëpunimi me përfaqësues të institucioneve dhe me afaristë turq është dhe do të jetë çdo herë në ngritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Deri me tani me shume se 300 kompani turke janë te regjistruar ne Kosove. Vlerësoj se kohëve të fundit ka intensifikim të vizitave të dyanshme, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të dyja vendeve".

Ai u bëri thirrje investitorëve turq që të rrisin investimet e tyre në Kosovë pasi ajo ofron shumë mundësi fizike dhe lehtësi legjislative. “Kosova tani më është bërë shtet sovran dhe ka krijuar një klimë të favorshme për investime nga jashtë, dhe se po krijohen kushte të reja për afarizëm, si në: infrastrukturën ligjore, përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore, ngritjen
e kapaciteteve energjetike dhe në fusha tjera me interes ekonomik, që do të jenë atraktive për investitorë të huaj”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›