MKRS ndan buxhetin për vitin 2009
Prishtinë - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për politikat programore të departamenteve përkatëse për vitin 2009. Ky buxhet, nga i cili në kuadër të këtyre politikave do të përfitojnë institucionet e ndryshme të kulturës, të rinisë dhe të sportit në vartësi të kësaj ministrie, kap vlerën prej 11 milon e 100 e 70 mijë e 900 Euro.
Sipas kësaj ndarjeje, buxheti për kulturën do të jetë 7.183.294 Euro, buxheti për sportin 2.699.403 Euro dhe buxheti për rininë 441.473 Euro, duke përfshirë brenda këtyre shumave subvencionet, investimet kapitale, pagat dhe mëditjet, mallërat dhe shërbimet dhe shpenzimet komunale. Ndërkaq, shërbimet e administratës, duke përfshirë pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, si dhe shpenzimet komunale, kapin shumën prej 846.763 Euro.
Përmes ndarjes së këtij buxheti është shënuar një rritje e ndjeshme në pothuaj të gjitha departamentet dhe institucionet vartëse të MKRS-së. Madje, në disa nga këto institucione, në krahasim me vin e kaluar, kjo rritje është në masën 100 %.