Reagon Rexhepi, kërkon identifikimin e autorëve
Mitrovicë – Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kryetarit të komunës Bajram Rexhepi pas shpërthimit të një nate më parë në Mitrovicë. Ai e ka dënuar ashpër hedhjen e një mjeti shpërthyes në shtëpinë e familjes Peci, e cila jeton në veri të qytetit, përkatësisht në "Lagjen e Boshnjakëve", të martën në mbrëmje. “Ky sulma i personave ekstremistë kokëkrisur, është bërë në kohën kur situata e sigurisë në komunë ishte qetësuar relativisht mirë pas incidenteve të ngjashme që ndodhën ditë më parë, falë bashkëpunimit dhe veprimit më të mirë të KFOR it, policisë së EULEX it dhe policisë së Kosovës, dhe para së gjithash falë maturisë dhe qëndrimit konstruktiv të qytetarëve”, tha Rexhepi.
Sipas tij, kjo qetësi dhe relaksimi i vazhdueshëm i gjendjes së përgjithshme në komunë dhe i raporteve midis pjesëtarëve të komuniteteve që jetojnë në komunë, nuk ju konvenon, por përkundrazi, i ka shqetësuar grupet ekstremiste, prandaj edhe kanë atakuar edhe një familje shqiptare, me të vetmin qëllim që të fusin frikë tek banorët jo serbë që jetojnë në lagjet veriore.