Bakaj, me shpresë te serbët e Crvena Zvezda
Firma e Bakajt te Hanover kalon nga Crvena Zvezda. Kjo do të jetë ndeshja testuese për futbollistin shqiptar, takim i cili do të luhet në orën 18:00 qytezën Ptuj, në Sllovani aty ku janë akomoduar të dyja skuadrat për fazë përgatitore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri i skuadrës së Hanoverit, Mrko Slomka i cila ka pohuar se e ka parë me interes lojtarin shqiptar në seancë stërvitore por ajo që do të vendosë për kontratën e tij do të jetë pikërisht miqësorja me Partizanin e Beogradit. “është një futbollist që na intereson, por nuk mund të jam një vendim përfundimtar pa e parë edhe në një ndeshje me skuadrën. Nesër (sot) do të jetë rasti për të”, ka pohuar Slomka, i cili sipas mediave gjermane është konsultuar edhe me Altin Lalën. Kapiteni i Kombëtares shqiptare u ka sugjeruar drejtuesve të klubit Bakajn duke i shtyrë ata që ta provonin në një test. Ndërkohë mediat gjermane vinin theksin edhe tek fakti që dy vite më parë lojtari kishte qenë në spektrin e Borusias së Dortmundit por kërkesa e lartë e Dinamos, 800 mijë euro kishte stepur drejtuesit e këtij klubi. Ndërsa për tratativën në fjalë mësohet se Dinamo mund të përfitojë jo më shumë se 600 mijë euro nëse lojtari kalon te Hanoveri, ku luan edhe Altin Lala.