E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj në Azerbajxhan për 1.1 mln euro

 Elis Bakaj drejt Azerbajxhanit prej një shumë prej 1.1 milion eurosh. Ky është lajmi që ka dalë dje nga burime zyrtare pranë presidencës dinamovite, të cilat konfirmojnë se fantazisti, menjëherë pas mbylljes së zborit me Kuzhenë, do të jetë pjesë e skuadrës së re, e cila mendohet të jetë Inter Baku. Burimet saktësojnë që, edhe pse në një farë mënyrë vajtja e Bakajt në Azerbajxhan është fakt i kryer, gjithsesi presidenca dinamovite do të mblidhet dhe një herë për të vendosur përfundimisht. Por shuma e ofruar nga azerbajxhanasit, që është 1.1 milion euro është shumë e leverdishme për dinamovitët. Mbi bazën e marrëveshjes, fillimisht dinamovitët do të marrin 100.000 euro e më pas pjesën tjetër atëherë kur azerbajxhanasit të binden që Bakaj është lojtar me vlera. Madje burimet thonë që rroga mujore e Bakajt do të jetë 20.000 euro. Ndaj dhe fantazisti tashmë është në prag të vajtjes në Azerbajxhan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›