E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi s’fal, Juventusi rikthehet te fitorja

 Kampionati italian ka rifilluar me emocione të mëdha. Interi është konfirmuar dominues, pasi ka marrë edhe tri pikët e para për vitin 2010. Zikaltrit e Zhoze Murinjos kanë mundur Kievon në transfertë me rezultatin 1-0 falë golit të Mario Balotelit në minutën e 12-të të pjesës së parë. Bogdani luajti deri në minutën e 59-të, por nuk arriti të shënonte.Juventusi - Ka rifilluar shumë pozitivisht kampionati për "Zonjën e Vjetër", e cila ka mundur të marrë një fitore të vështirë ndaj Parmës, e dyta në shtatë ndeshjet e fundit. Golin e avantazhit për Juventusin e ka shënuar Salihamixhiç, por më pas emiljanët kanë barazuar me anë të Amoruzos. Suksesi i bardhezinjve është finalizuar falë autogolit të Kastelinit. Napoli - Bardhekaltrit e Valter Maxarrit kanë shkatërruar Atalantën me një lojë të shkëlqyer. Skuadra e Napolit ka mundur në Bergamo Atalantën me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Kualjarela dhe Pacienca. Roma, Fiorentina dhe Lacio - Ka humbur një sukses thuajse të sigurt skuadra e Ranierit ndaj Kaljarit. Verdhekuqtë kanë kaluar në avantazh gjatë pjesës së dytë të ndeshjes falë golave të shënuar nga Perrota e Pizarro, por në minutën e fundit Lopez dhe Konti kanë barazuar rezultatin. Viti 2010 ka filluar shumë pozitivisht edhe për Fiorentinën, e cila ka mposhtur me meritë Sienën, me një rezultat të thellë 5-1. Një numër i konsiderueshëm golash është shënuar edhe në "Olimpiko", ku Lacio ka mundur 4-1 Livornon. Sërish fitore për skuadrën e Barit që ka mposhtur 2-0 Udinezen. Ndërsa sfida midis Sampdorias dhe Palermos ka përfunduar në barazim 1-1. Humbet Bolonja ndaj Katanias, e cila ka siguruar suksesin falë golit të Spolit në pjesën e dytë të ndeshjes.NDESHJETKievo-Inter    0-1Atalanta-Napoli    0-2    Bari-Udineze    2-0    Kaljari-Roma    2-2Katania-Bolonja    1-0Lacio-Livorno    4-1Parma-Juventus    1-2    Sampdoria-Palermo    1-1Siena-Fiorentina    1-5Milan-Xhenoa    5-2RENDITJASkuadra    PInter    42Milan    34Juventus    33Napoli    30Roma    29Parma    28Fiorentina    27Bari    27Palermo    27Sampdoria    26Kaljari    24Xhenoa    24Kievo    24Lacio    19Udineze    18Livorno    18Bolonja    16Katania    15Atalanta    13Siena    12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›