Berisha dhe Parlamenti janë kthyer në 97
Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kritikon mënyrën se si po funksionon Kuvendi. Sipas tij Parlamenti i Shqipërisë nuk po funksionon aspak si Parlament demokratik, që duhet të respektojë në radhë të parë rregulloren e tij. Meta tha se ka gati tre vjet që Kryeministri nuk raporton asnjëherë. Ndërsa e justifikoi reagimin e Berishës në Kuvned me arreztimin e Karaxhiç. “Duke mos qenë as mjek dhe vetëm si politikan, unë deri tani kam vetëm një arsye në mendjen time, që ka të bëjë me lajmin tronditës që do të ketë përjetuar Kryeministri ynë atë natë për arrestimin e Radovan Karaxhiçit. Ndoshta ky lajm i ka kujtuar Kryeministrit tonë, kohën kur ai ishte një nga furnitorët kryesorë të makinerisë vrasëse të të gjithë nacionalistëve serbë në ish-Jugosllavi”, - tha Meta. Ai pohoi më tej se situata e krijuar në Kuvend e ka kthyer vendin në vitin 1997. “Në 97 u kthye Berisha me atë fjalor që përdori ndaj deputetit dhe ndaj të gjithëve, edhe Parlamenti ynë u kthye në 97-ën duke nxjerrë nga llozha amerikanët dhe europianët , - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008